
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Kjo, në përgjigje të vrasjeve të dyshuara të forcave ruse të civilëve në Ukrainë.
Me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenime misioni diplomatik rus është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Bie në sy edhe abstenimi i misionit indian në OKB.
OKB-së i duheshin dy të tretat e shumicës për të pezulluar Rusinë.
Rusia bëhet vendi i dytë i pezulluar pasi OKB-ja votoi për të hequr Libinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në vitin 2011.
Kjo, në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Moammar Gadaf-it ndaj protestuesve antiqeveritar.
Lini një Përgjigje