Kryebashkiaku i Kievit mesazh Tiranës në manifestimin në mbështetje të Ukrainës

8 Prill 2022, 12:36Bota TEMA

Kryebashkiaku i Kievit mesazh Tiranës në manifestimin në

Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima.

Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!

I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë.

E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare.

Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës!

Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

3 Komente

  1. N
    Ne duhet të luftome shume si shoqri të bëhemi Ev

    ???????????????????????????????? rrofte Shqiprija Evropjane rrofte Shqiprija Perdimore ne is shoqri duhet të luftome mentalitetin e prapambetur Turke Otomane duhet të luftome kunder dhunes ne shoqrine tone ne duhet të luftome kunder politikannve të korruptume dhe anti demokrate

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti Athine

      ???????? SLAVA UKRAINI ????????

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pokeristi

        Te gjithë jemi solidarë me idealin e luftes per liri te popullit martir ukrainas.. Janë momente deçizive kur Ukraina ka nevojë edhe per nje fjale inkurajuse nga kushdo. Te mos harojmë se u sulmuan befasisht,pabesisht nga nje vënd ku popujt quheshin vellezer.Nga një vënd qe eshte superfuqi dhe i drejtuar nga nje njeri sociopat,psikoman,diktator pranojak i skajshem.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje