FOTO+VIDEO/ 2300 kilometra nga Tel Avivi: Ushtria izraelite bombardon avionin çisternë në Iranin verilindor

15 Qershor 2025, 18:01Bota TEMA

FOTO+VIDEO/ 2300 kilometra nga Tel Avivi: Ushtria izraelite bombardon avionin

Ushtria Izraelite konfirmon se Forcat Ajrore bombarduan një aeroplan iranian të furnizimit me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin verilindor, rreth 2,300 kilometra larg Izraelit, duke shënuar "sulmin më të largët që nga fillimi i operacionit". Kështu bën të ditur gazeta në gjuhën angleze Times Of Israel, duke ju referuar IDF.  

"Forcat Ajrore po punojnë për të arritur epërsi ajrore në të gjithë Iranin", thotë ushtria. Një zjarr i madh mund të shihet në Aeroportin e Mashhadit pas sulmit izraelit. Sulmi në Aeroportin e Mashhadit potencialisht shënon sulmin më të largët të Forcave Ajrore Izraelite ndonjëherë. Në vitin 1985, Forcat Ajrore Izraelite goditën selinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Tunizi, gjithashtu mbi 2,000 kilometra larg Izraelit.

 

Lini një Përgjigje