Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i është përgjigjur pretendimeve të fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, kur dha një prononcim për një televizion rus.
Ndërsa i përgjigjej pyetjes së gazetarit, Kadyrov tregoi bicepsin e tij në kamera për të treguar se ishte në fakt në gjendje të mirë.
“Fuqia Akhmat!”, ishte përgjigjja e liderit çeçen kur u pyet lidhur me pretendimet e kohëve të fundit se ai kishte vdekur, apo që ishte i sëmurë.
Javë më parë u raportua në medie se Kadyrov se ishte në gjendje kritike shëndetësore, por që të njëjtat raporte u hodhën poshtë nga ky i fundit.
Nuk është hera e parë që bëhen pretendime të tilla lidhur me gjendjen shëndetësore të aleatit më të fuqishëm të Presidentit rus, Vladimir Putin.
Muaj më parë, gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani pretendoi se Kadyrov kishte probleme serioze shëndetësore, pasi veshkat nuk po i funksiononin ashtu siç duhet.
Kadyrov's verbosity looks very organic pic.twitter.com/a4y6HPvBfd
— NEXTA (@nexta_tv) September 28, 2023
Do ti hash k*rin natos o baxhellen trasvestkte