Furnizimet me armë në Ukrainë, Europol ngre shqetësimin: Mund të bien në duar të gabuara

30 Maj 2022, 09:19Bota TEMA

Furnizimet me armë në Ukrainë, Europol ngre shqetësimin:

Europol-i është i shqetësuar se armët e furnizuara aktualisht në Ukrainë nga Bashkimi Evropian në formën e ndihmës ushtarake për të kundërshtuar agresionin e armatosur rus mund të bien përfundimisht në duart e kriminelëve.

Lajmin e bëri të ditur agjencia gjermane “Deutsche Welle”.

“Një ditë lufta do të përfundojë. Ne duam të shmangim situatën që ekzistonte 30 vjet më parë me luftën në Ballkan. Armët e përdorura në atë luftë përdoren ende nga grupet kriminale”, deklaroi Drejtoresha Ekzekutive e Europol-it Catherine de Bolle.

Sipas saj, Europol-i planifikon të krijojë një grup pune ndërkombëtar.

Kjo, për të zhvilluar një strategji se si të veprohet në rast të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

De Bolle theksoi gjithashtu se Europol-i është në dijeni të aktivitetit të fshehtë të hyrjes në territorin e BE-së drejt Ukrainës dhe anasjelltas të njerëzve që janë të njohur për pikëpamjet e tyre terroriste dhe ekstremiste dhe janë të gatshëm të përdorin dhunë.

“Situata është shumë dinamike dhe e fragmentuar dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët tanë evropianë. Njerëzit që shkojnë në Ukrainë janë një grup heterogjen, anëtarët e të cilit ndryshojnë në përvojë dhe ideologji”, shtoi de Bolle.

Ajo nënvizoi gjithashtu se vëzhgimi po kryhet për personat që janë kthyer nga Ukraina dhe “të cilët nuk kanë mundur të përballojnë brutalitetin e realitetit ushtarak”.

 

1 Komente

  1. T
    Transparent

    Dhe kane te drejt. Ato jane arme te nje teknologjie te lasrte, te pashfrytezuar deri sot. Duart e gabuara jane : 1. Ushtria ruse 2. Batalioni ukrainas nazist AZOV 3. Ushtria Cecene.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje