Fustane për gruan dhe 40.000 euro bileta për të parë Arsenalin, si u "korruptua" kryeministri britanik

19 Shtator 2024, 20:20Bota TEMA
Fustane për gruan dhe 40.000 euro bileta për të parë

Kryeministri britanik Keir Starmer është vendosur nën kritika, pasi sot mediat në Londër raportuan se ai ka pranuar donacione me vlerë mbi 100,000 paund që nga fundi i 2019-ës, më shumë se çdo anëtar tjetër i parlamentit.

Donacionet përfshijnë fustane të stilistëve më të njohur për bashkëshorten e tij, bileta për ndeshje futbolli dhe një koncert të Taylor Swift.

Shumica e këtyre donacioneve, të cilat janë të ligjshme dhe të regjistruara në regjistrat parlamentar, u bënë kur Keir Starmer ishte lideri i Partisë Laburiste në opozitë. Por ai vazhdoi të përfitonte prej tyre pasi mori drejtimin e Downing Street, pas fitores së zgjedhjeve në korrik.

Çështja e donacioneve ka qenë në titujt kryesorë prej ditësh, në një kohë kur qeveria ka paralajmëruar qytetarët britanikë se do të duhet të “shtrëngojnë xhepat” përballë kufizimeve buxhetore

Sipas një hetimi të Sky News, Keir Starmer ka marrë më shumë se 107,145 paund donacione që nga dhjetori 2019. Në vendin e dytë është një tjetër lidere laburiste, Lucy Powell, me dhurata me vlerë 40,289 £.

Donatori kryesor është Wahid Ali, një anëtar multi-milioner i Dhomës së Lordëve. Shuma totale e dhuratave të tij shkon në 39,122 £, për akomodim, “rroba pune” me vlerë 16,200 £, si dhe disa palë syze.

Keir Starmer, i cili njihet si tifoz i skuadrës së Arsenalit, ka përfituar edhe bileta të ndeshjeve të futbollit me vlerë mbi 40,000 paund.

Ndërkohë, biletat për koncertin e Taylor Swift, të cilin ai ndoqi me gruan e tij në qershor, kapnin vlerën e rreth 4,000 paund. Gruaja e tij Victoria po ashtu mori mbi 5000 £ rroba nga stilistët dhe kjo dhuratë e Waheed Ali nuk është deklaruar në regjistër nga lideri Laburist.

Shtypi konservator nuk humbi rastin për të kritikuar kryeministrin përballë zbulimeve të fundit. Sakaq, deputeti konservator Kemi Badenoch, kandidati kryesor për udhëheqjen e partisë, e cilësoi hipokrizi sjelljen e Keir Starmer.

Teksa ishte në opozitë, Starmer shpesh akuzonte paraardhësin e tij, të pasurin Rishi Sunak, se nuk kishte kontakt me qytetarët e zakonshëm. I pyetur të hënën në lidhje me biletat e shtrenjta në tribunat VIP për ndeshjet e Arsenalit, kryeministri britanik tha se nuk mund të ulet me tifozët e zakonshëm "për arsye sigurie"

9 Komente

  1. N
    Nj malok Kuksi qe jeton ne Londer

    Po ky ishi jone nuk priste fare t'ja jepnin po i merrte me dhune me vendim qeverie e thote vendim kolegjial . Tani prite Salkoqja ta shpalli nongrada kryeministrin e britanise , pse ka pranuar dhurata qofte edhe medha , duhet ti merrte me vendim qeverie .

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ha ha ha ha. Respekte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Fytyra e vertete e nje socialisti, komunisti/bolshevik, per ata qe nuk e dine. Socialistet qe voten e marrin nga varfanjuket por qe varfanjuket jane qe pesojne nga ata.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Makiaveli

        Jo nuk është e vërtetë se këta anglezët korrupsionin e quajnë lobing i kanë ndryshuar emrin

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plaku

          Ja pra këta janë të Majtët si këtu ke ne qe të rruajnë nga xhepat dhe qylaxhinj

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo Mezani

            Po te Djathtet si jane?! Nuk kam ndonje simpati per te Majtet, por nese te Majtet ti rrujne xhepat te Djathtet te lene pa xhepa fare.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Druni

            Është e kotë, bota është korruptuar që nga fillimi, kur është krijuar... ????

            Përgjigjjuni
            1. l
              labi

              Ky yni ketu ku banoj vetem shampanja mori 180 mije euro ,tre akt akuza qe ne vitin 2018 ,djalit te tij ne majami i pagohen 600 mije $ ne vit me parate e popullit dhe gruas makine 250 mije euro po me parate e popullit dhe 2 miljon euro per riparimin e 3 vilave te tij Te gjitha te aprovuara ne parlament qe ben ligjin sipas deshires se tij sepse ka shumicen. Cfare doni udheheqsit e ppsh qe kur rane nga fuqia nuk kishin pjata ne shtepi.Iku ajo kohe tani kemi liri te fjales, te seksit ne zyra te prostitucionit ne rruge te droges neper shkolla dhe supervjedhjet e politikaneve ,JU rruafshim se une ju varia nga nje gure ne qafe dhe i i hidhja ne det te gjithe

              Përgjigjjuni
              1. P
                PETRIT

                Po ndoshta nuk i ka funksionu Karta per momentin por e sigurtë qe ja ka kthy lekët mbrapsht. A nuk THANË keshtu keto te tonët kur doli se ju ishin pagu bileta dhe hotels neper europë. Sikur keta hadutët tonë ne 12 vitet e fundit te ishin korruptu me kaq pak lekë sa mirë do ishte shqiperia dhe shqiptarët

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje