Garanci gjermane: Jo uri në botë!

24 Qershor 2022, 19:51Bota TEMA

Garanci gjermane: Jo uri në botë!

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se vendet e G7 nuk do të lejojnë që bota të vdesë nga uria për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj amerikan Antony Blinken, Baerbock tha se qëndrimi i vendeve të G7 për këtë çështje ishte i qartë.

“Ne nuk do të lejojmë që lufta ruse ta çojë botën në urinë”, tha ajo.

Baerbock tha se ata po punojnë së bashku me Shtetet e Bashkuara në këtë kontekst.

“Ne po shikojmë me miqtë tanë ndërkombëtarë sesi Rusia po destabilizon qëllimisht vendet me krizën e shkaktuar nga drithërat dhe se si po lejon që çmimet e ushqimeve të rriten me shpejtësi”.

Baerbock vuri në dukje se vendet më të fuqishme të industrializuara në botë po veprojnë me përgjegjësi të veçantë kundër agresionit së Rusisë ndaj Ukrainës.

Blinken kritikoi agresionin dhe bllokadën ruse të grurit dhe eksportin e produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina.

“Ne jemi të bashkuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Ne jemi të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar,” tha Blinken.

Blinken falënderoi gjithashtu Gjermaninë për organizimin e një takimi mbi sigurinë botërore të ushqimit.

G7 është emri për një grup ose këshill të përbërë nga shtatë vendet më të zhvilluara në botë – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-të që mblidhen për të diskutuar mbi të gjitha çështjet ekonomike. 

1 Komente

  1. B
    Bardha

    Do jap bythet e saje per garanci se cmimet po ikin ne stratosfer njerzit e varfer skane mundesi me i pagua si gaz,nafte grun e shume produkte te tjera.Mire pergjegjes krysor ashte Rusia,por ju a keni pergjegjesi.Historia e kesaj situate ka filluar shume ma herjet se tani,ajo ka ka filluar me perkrahjen e bandave fashiste ne Ukrahin,mjafton te ishin kunder Rusise,ata kontrollonin cdo gja ne Ukrahine,,perdornin dhune ne parlament ne tv e Ukrahines dhe ifuten me rroge ne garde kombetare..Linde pytja pse nuk u zbatua marveshja e Minskut

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje