"Kur Bashkimi Evropian dështon, Putini përfiton"

24 Qershor 2022, 17:56Bota TEMA

"Kur Bashkimi Evropian dështon, Putini përfiton"

Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Samiti në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i mbajtur të enjten e 23 qershorit, ka qenë një dështim i plotë.

Sipas saj, mos-marrja e asnjë vendimi konkretë për Ballkanin Perëndimor, është një sinjal jo e duhur, për të ardhmen evropiane e këtyre shteteve.

“Nga kjo situatë është vetëm një person i lumtur, dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Cramon në rrjetin e saj social në Twitter.

Cramon më tej ka shprehur indinjatën e saj edhe kundër Komisionit Evropian, dhe se sipas saj ajo qesh kur dëgjon se komisioni e quan veten, komision gjeopolitik.

“Bosnja e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit, aq më keq Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ju nisën negociatat për anëtarësim dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave. Më duhet të pranoj, jam tmerrësisht i zhgënjyer me Komisionin Evropian”.

Ndryshe zëdhënësi i Këshillit Evorpian, Barend Leyts, një ditë më parë përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, kishte treguar se cilat janë përfundimet e nxjerra për Ballkanin Perëndimor në Samitin e Bashkimit Evropian, të mbajtur këtë të enjte në Bruksel.

Në këto konkluzione, nuk u përmend fare liberalizimi i vizave për Kosovën, por vetëm bëhej fjalë për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzionin përfundimtar për Kosovën.

Teksa, në pikën e parë të këtyre konkluzioneve, thuhej se Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektiven e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

3 Komente

  1. L
    Lenci bira

    Europa akoma eshte e vitit 1913 Koha eshte qe shqiperia te lidhe mardhenje te forta me rusine,kinen dhe turqine, kurva france keshtu do veproj per shume dekada te tjera Mire eshte turqia tu hap deren emigraneteve nga siria 4 milion dhe ta mesojne europen se si festohet bajrami

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      BE dhe NATO eshte nje "stan me lepuj" qe po tmerrohet nga Vladimit Hitleri i Rusise.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prisni se akoma nuk keni pare gje.

        Ujku ujku por cakalli po ben kerdine. Rusia Rusia po keni harruar Kinen ekonomia e dyte me e madhe ne bote ku ne fund te ketij 10 vjecari do te zere vendin e pare. Eshte krijuar nje grupim shume i fuqishem i 5 vendeve, Kine, Rusi, Brazil, Indi dhe Afrika e Jugut qe ne cdo moment mund te perballen me BE dhe me vete Ameriken, balaca e gravitetit ka kaluar ne anen e tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje