
Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në klasifikim. Kievi për shkak të luftës nuk është bërë pjesë e listës, ndërsa në vend të parë për herë të tretë është Vjena.
Kryeqyteti austriak i ka marrë rekordin Aukland të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin.
Janë 173 vendet që janë vlerësuar për sa i përket cilësisë së jetesës duke u marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm. Mes tyre janë shërbimet shëndetësore, niveli i kriminalitetit, qëndrueshmëria politike, gjendja e infrastrukturave dhe zonat e gjelbra.
Europa gjen veten në 10 vendet e para me 6 qytete: Kopenhagen dhe Zyrihu, klasifikohen në vend të dytë dhe të tretë pas Vjenës. Gjeneva e gjashta, Frankfurt i shtati dhe Amsterdam në vendin e nëntë. Në 10 vendet e para renditen dhe qyteti japonez i Osakës dhe ai australian i Melburn.
Parisi ndodhet në vendin e 19, duke ngjitur 23 shkallë nga një vit më parë ndërsa Brukseli është në bendin e 24. Pjesë e klasifikimit pavarësisht pjesëmarrjes në luftë dhe sanksioneve që kanë shkatërruar ekonominë, qytete ruse. Moska ka humbur 15 pozicione duke u renditur në vendin e 80 pak më poshtë se Shën Petërburg.
nje mut, super shtrenjte dhe le leshte
Po ne Tirane si jetohet? ku eshte ne liste? Apo afer fundit
Po ne Tirane si jetohet? ku eshte ne liste? Apo afer fundit