Berlin: Rusia po përdor urinë si armë dhe po mban peng të gjithë botën

24 Qershor 2022, 12:40Bota TEMA

Berlin: Rusia po përdor urinë si armë dhe po mban peng të

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi Rusinë për përdorimin e “urisë si armë lufte”, duke thënë se po mban peng të gjithë botën, përpara një mbledhjeje të premten në Berlin, shkruan CNN.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken do të jetë një ndër ata që marrin pjesë në konferencën mbi krizën e afërt të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Baerbock u tha gazetarëve në Berlin se ngjarja, e titulluar “Bashkimi për Sigurinë Ushqimore Globale”, do të trajtojë mungesat e furnizimit të shkaktuara nga lufta, ndërsa synon “stabilizimin e furnizimeve ushqimore në mbarë botën”.

Në konferencë do të marrim pjesë 50 delegacione, si dhe 40 ministra, nga e gjithë bota.

“Prioriteti kryesor është krijimi i rrugëve të besueshme të transportit për të lejuar eksportin e grurit nga Ukraina. Kushdo që nuk merr pjesë në konferencën e krizës së urisë duhet të pyesë veten se si mund të kontribuojë,” shtoi ajo.

Perëndimi ka kërkuar që Rusia të ndalojë bllokadën e porteve detare të Ukrainës. Ministrja gjermane e zhvillimit Svenja Schulze, e cila po fliste në të njëjtën konferencë për lajmet, tha se vendi do të shpenzojë 4.2 miliardë dollarë këtë vit në luftën kundër urisë globale.

Konferenca e Berlinit po zhvillohet ndërsa liderët e vendeve të G7 po përgatiten të takohen në resortin alpin bavarez të Schloss Elmau midis 26 dhe 28 qershorit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të diskutojë ndihmën financiare për Ukrainën me liderët e G7-ës me anë të një video-konferencë të hënën.

3 Komente

  1. d
    dhjari me token djerre po me merçedez fuorixhade

    po mire mo po pse nuk beheni me te mencur e te mbillni grure vete ?

    Përgjigjjuni
    1. L
      L

      Po ju Nuk perdoret gjoja luften kunder terrorizmit apo gjoja do vendosnit demokraci ne irak,Libi e afganistan si mjet lufte kunder ketyre vendeve?? Ah po harrova,Ukraina esht djepi I demokracise Per here te pare po bindem qe Rusi po jua Ben mire,se kete meritoni. Doni te nenshtroni cdo vend po e.kruajtet me njeriun e gabuar. Pastaj CA ju duhet gazi juve dhe bidenit,ju sikur do perdornit green energji qe do shpetonit planetin. Shyqyr qe sulmoi rusi.ukrainen qe e harruat Pak covidin se ndryshe do ishim te booster I 17

      Përgjigjjuni
      1. E
        E drejta

        Po kjo c'priste. I kan vendosur njemije embargo rusise I kane blokuar miliarda euro ne bankat evropiane. Po japin miliarda dollare e armatime ukraines qe te vrasin sa me shume ruse. DHE PRET QE RUSIA TU JAPI GAZ NAFTE DRITHERA VAJ LULEDIELLI METALE ETJ. Keta tani po e marin vesh se dogjen kariket e tyre. E mire Ukraina por kur ta ndiejne ne kocke evropianet varferine nuk pyesin me po do ngrihen kunder ketyre politikaneve Nejse zelenski mire eshte!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje