Një fletë me udhëzime specifike i kujton Biden-it kur të ulet dhe kur të flasë

24 Qershor 2022, 12:13Bota TEMA

Një fletë me udhëzime specifike i kujton Biden-it kur të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten e 23 qershorit pa dashje një fletë me detaje komike të përgatitur nga stafi i tij.

Në këtë të fundit, lideri udhëzohej që të “zinte vendin e tij” apo “të fliste vetëm dy minuta”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke iu referuar fotos së multi-medialit amerikan ‘CNN’.

Një fotograf shkrepi një imazh të dokumentit gjatë kohës që Biden e mbajti të kthyer për nga kamerat.

Kjo u regjistrua gjatë një takimi me drejtuesit e industrisë së erës.

Udhëzimet e përgatitura për Bidenin – të titulluara “Era në det të hapur, sipas radhës së ngjarjeve” – i thonë Biden-it që të “hyjë në dhomën Roosevelt dhe të përshëndesë pjesëmarrësit”.

Më pas, letra thotë, “Ju uleni në vendin tuaj”.

Shënimi i printuar thotë se pasi mbërrijnë gazetarët, “Ju jepni komente të shkurtra (2 minuta)”.

Kur gazetarët largohen, “Ju pyesni presidenten e AFL-CIO Liz Shuler” dhe më pas “Ju falenderoni pjesëmarrësit” dhe “Ju largoheni”.

Përdorimi i shënimeve të stafit nga Biden nuk është një ngjarje e re.

Një incident i tillë, u regjistrua edhe në korrikun e kaluar, kur një ndihmës shkroi: “Zotëri, keni diçka në mjekrën tuaj”.

2 Komente

  1. E
    El

    KY dangalli morri 81 milliona vota? Vec po e Kan votuar fantazmat ... Rus e kinez tallin rrocken me ket pallet e njerezit e tij. Ktij te shkretit rrezik I thone dhe kur.me.pjerdh

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      si ti koqe El e këta koqet që shkruajnë!! është përfaqsues shteti dhe flet me protokoll dhe jo jepi ti japim!! kur do mësoni se shteti ka rregulla dhe ato rrespektohen!! vetëm diktatorët nuk kanë protokoll ata hanë mut sa të duan!! haruat sociopatin tramp që për çdo gjë thoshte"gënjeshtër"!! pavarsisht se ai vetë vetëm gënjeshtra thoshte!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje