BE-ja do të akuzojë Rusinë për përdorimin e gazit si armë

24 Qershor 2022, 12:06Bota TEMA

BE-ja do të akuzojë Rusinë për përdorimin e gazit si

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian planifikojnë të diskutojnë në samitin e të premtes krizën e ardhshme energjetike të provokuar nga Rusia.

Kjo, për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Federatës Ruse.

Lajmi është raportuar nga agjencia “Reuters”.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, sipas një draft deklarate të samitit të parë nga agjencia, do të fajësojnë Rusinë për rritjen e inflacionit dhe ngadalësimin e rritjes globale për shkak të luftës në Ukrainë.

Që nga sanksionet e paprecedenta perëndimore të vendosura në lidhje me pushtimin, një duzinë vendesh evropiane janë goditur nga shkurtimet në furnizimet me gaz nga Rusia.

Kjo e fundit, ka ndezur një kërkim të furishëm për burime alternative të furnizimeve në të gjithë bllokun.

“Është vetëm çështje kohe përpara se rusët të ndërpresin të gjitha furnizimet me gaz”, u shpreh një zyrtar i BE-së përpara bisedimeve të së premtes.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck ka paralajmëruar se vendi i tij do të përballet me mungesë gazi.

Kjo, nëse furnizimet ruse mbeten aq të ulëta sa janë tani dhe disa industri duhet të mbyllen gjatë dimrit.

Gazetat italiane raportuan të premten se Roma zyrtare u kishte bërë thirrje liderëve të BE-së që të takohen sërish në mes të korrikut për të diskutuar një kufi të mundshëm mbi çmimet e gazit rus, siç po kërkon kryeministri italian Mario Draghi.

Sipas draftit të së premtes, udhëheqësit do t’i kërkojnë ekzekutivit të BE-së të propozojë zgjidhje për furnizimin me energji në përgjigje të “bllokadës” së importeve të gazit nga Moska.

Lini një Përgjigje