Garda Revolucionare merr përgjegjësinë e sulmit ndaj bazës amerikane dhe lajmëron një goditje edhe më të ashpër

23 Qershor 2025, 19:22Bota TEMA
Garda Revolucionare merr përgjegjësinë e sulmit ndaj bazës

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për lëshimin e raketave balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, duke thënë se kjo ishte një përgjigje ndaj sulmit amerikan drejt objekteve bërthamore iraniane.

Sipas njoftimit nga vetë IRGC-ja, nuk do të ketë më një epokë të “goditjes dhe ikjes” dhe çdo sulm i përsëritur amerikan do të pasohet nga përgjigja iraniane.

Një paralajmërim ndërkaq ka qenë edhe ai ndaj Izraelit, ku është thënë se përshkallëzimi i sulmeve amerikane mund të sjellë “fundin e regjimit sionist”.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit pretendon ndërkohë në një deklaratë se IRGC dhe Ushtria “e shkatërruan” Bazën Ajrore Amerikane Al Udeid në Katar në përgjigje të sulmeve të kësaj fundjave kundër lokacioneve bërthamore në Iran.

Ai thotë më tej se numri i raketave përputhej me numrin e bombave amerikane të përdorura dhe pretendon se sulmi shmangu zonat civile, me formulimin që sugjeron se ky do të jetë i vetmi veprim ushtarak nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi 

Në përgjigje të sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore paqësore të Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka nisur një sulm të fuqishëm me raketa në Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar – baza më e madhe ushtarake e Amerikës në Azinë Perëndimore.

Ky sulm hakmarrës, i kryer në kuadër të Operacionit Basharat al-Fath, u miratua nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe u drejtua nga Komanda Qendrore Khatam al-Anbiya.

Epoka e “goditjes dhe ikjes” ka mbaruar – çdo sulm i përsëritur do të përshpejtojë rënien e pranisë amerikane në Azinë Perëndimore.

Deklarata përfundon me një paralajmërim: Sulmet e ardhshme mund të çojnë në rënien si të infrastrukturës ushtarake amerikane në rajon, ashtu edhe të regjimit sionist.

10 Komente

  1. 1
    1

    Iranian kujdes me miellin e gjermanit

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Haha Irani Ka shtirë në ajer ndaj "Amerikanve"me sa dukët

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mos e kruani me trapin ....

      Nuk e dine keta qe po luftojne me nje sher budalla qe nuk I dhimbset fare gjaku I ushtareve amerikane.. interest personal I pari Amerika e dyta...populli I fundit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bobi

        Mos e ngatero Trampin me Ed Ramen zotni

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bythegrisur ,por kryenec.

        Keta iranianet bene si puna e laluceve, ai me qiu gruan por edhe une e nxora kemben nga rrethi. Njerez prehistorik.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Robt ku ti kesh

          Ik ne Fier e ne Lushnje merre gruan dhe motren me vete po te qine ty edhe motren edhe gursn tende lalucet o kokerr kurve.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vk

          Si heren e pare, na lini te bejme sikur godasim nje baze nuk do vrasim ushtare. Hahahaha.

          Përgjigjjuni
          1. a
            aa

            sa budallenj qe jane.... izraeli i ka spiunet ne shtepite e tyre, di cdo gje....ka per ti bere amerika lemsh mos marrin me veten.... se ky eshte dhe qellimi

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mark

              Bravo Putin

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demek

                Keta iranianet te rrujn karin

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje