Ish-presidenti George W Bush, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në SHBA, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për kandidaten demokrate Kamala Harris dhe presidentin ende në detyrë, Joe Biden.
Në një deklaratë, George W Bush përgëzon Trump për zgjedhjen e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur, JD Vance.
“Unë e përgëzoj presidentin Trump për zgjedhjen e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur JD Vance dhe familjet e tyre”, tha ai.
Po ashtu ai ka falënderuar Joe Biden dhe Kamala Harris për shërbimin e tyre ndaj vendit.
“Faleminderit për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ish-presidenti Bush.
Bush vuri në dukje se pjesëmarrja në zgjedhje ishte “një shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.
Ai tha se ai dhe gruaja e tij, Laura, bashkohen me bashkëqytetarët në lutjen për suksesin e udhëheqësve të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Bush qëndroi dukshëm i heshtur në garën e 2024-ës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij, Dick Cheney dhe vajza, Barbara Bush, mbështetën Harrisin.
Ish-presidenti George W Bush ka mbetur ne historine e SHBA-se si nje fatkeqesi nderkombetare, prej te cilit Donald Trump ka mesuar se si nuk mund te qeveriset me SHBA dhe bota demokratike
Bushi, debili i debilave president analfabet funksional, ne sherbim te regjimit ishte/eshte armiku numer 1 i Trump.....
Ja kjo eshte demokraci. Edhe brenda familjes ka bindje te ndryshme polittike.
George W Bush eshte nje nga presidentet qe nuk i vjen me Botes. Kur ishte ai president gjakdhjeret gerko arab rrinin sus.
Ish president Bush eshte the Men , respect.!
A ta dhane lejen me fol ato kurvat e familjes? Ku ishe me pare mor loce.
W Bushi ishte nje njeri I pa afte dhe kriminel.!!
Cfare nuk thane kundra tij tani qe fitoi i lepihen si kone.... Politikane=Kurva
Krimineli xhorxh bush qe shkaterroi shume vende me lufte me porosi te babait tij dhe e pranoi fajin pasi" e kishin disinformur" per ate qe beri. Bjeri shume i keq.
Perpara se te uroje Trampin Bushi duhet ti kerkoje falje qe e ka kundershtuar gjithnje zgjedhjen e tij.