‘F*ck you’ - Një mesazh për ekspertët e sondazheve

6 Nëntor 2024, 17:11Bota TEMA
‘F*ck you’ - Një mesazh për ekspertët e sondazheve

Nga Filipp Piatov

Për herë të tretë, institutet amerikane e nënvlerësuan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në vitin 2016, Hillary Clinton ishte përpara në sondazhe, por Trump fitoi zgjedhjet.

Në vitin 2020, Trump ishte shumë prapa Joe Biden në sondazhe - por humbi ngushtë.

Në vitin 2024, shumë anketues parashikuan një garë kokë më kokë me një epërsi të vogël për Kamala Harris.

Sipas ‘New York Times’, Trump kishte mesatarisht 48 përqind në sondazhe dhe Harris 49 përqind.

Në tre “shtete të lëkundura” Harris ishte barazim me Trump, në dy ajo ishte në krye dhe në dy ishte prapa.

Por Trump korri një fitore sovrane. Ai fitoi pothuajse në të gjitha “shtetet e lëkundura”, madje mori më shumë vota në shkallë kombëtare sesa Harris.

51.2 kundrejt 47.4 përqind - një rezultat i qartë.

Komediani i majtë- liberal Jon Stewart ("The Daily Show") reagoi veçanërisht me zemërim. Në transmetimin e tij natën e zgjedhjeve, ai mbajti një monolog të tërbuar që u bë menjëherë viral në internet:

“Dua t'u dërgoj një mesazh të shpejtë anketuesve dhe parashikuesve të zgjedhjeve: Fuck You!,” tha Stewart. “Nuk dua t’u dëgjoj më, kurrë më. Nuk dua të dëgjoj më kurrë shprehjen: 'Kemi kontakte me...' Nuk ia keni idenë për asgjë! Dhe nuk më intereson!”

Stewart vazhdon monologun i tërbuar: "Dëshiroj të theksoj se edhe mësimet, që ekspertët tanë do të nxjerrin nga këto rezultate, me siguri do të jenë të gabuara!”

Veçanërisht e çuditshme: Instituti jashtëzakonisht i njohur i anketimit, i drejtuar nga ekspertja J. Ann Selzer, e shihte Harrisin katër pikë përqindje përpara në shtetin e Ajovas; Trump fitoi atje qartë në vitin 2020. Demokratët brohoritën. Por në ditën e zgjedhjeve, gjithçka doli ndryshe: Trump fitoi me 14 pikë përqindje më shumë se Harris.

Instituti u trondit. “Rezultatet e sondazhit nuk përputhen me atë që votuesit në Ajova vendosën në kutitë e votimit sot," tha shefja. "Unë do të shqyrtoj të dhënat nga burime të ndryshme për të zbuluar pse ndodhi kështu”.

‘New York Times’ dha një shpjegim të pjesshëm për pyetjen se pse institutet e sondazheve mund të kenë gabuar kaq shumë: Demokratët kanë shumë më shumë gjasa t'u përgjigjen thirrjeve dhe metodave të tjera të sondazheve sesa mbështetësit e Trump. Me fjalë të tjera: Republikanët nuk marrin pjesë në sondazhe.

Ky shpjegim nuk e ndryshon faktin se gara e parashikuar si e ngushtë doli të ishte një parashikim i rremë.

Reagimet e demokratëve të zhgënjyer janë përkatësisht me zemërim, dhe gëzimi i republikanëve është përkatësisht tallës.

Në Partinë Republikane pati një qëndrim të ashpër ndaj ekspertëve të sondazheve. “Ata ende nuk e kanë kuptuar se cilët janë votuesit e Trump, sepse nuk janë interesuar fare për ta”.

9 Komente

  1. E
    E verteta

    E i shkreti Filip! Nuk pyeti Zaloshnjen e Shqiperise te merrte vesh rezultatin e sakte qe nje vit me pare!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...Nje akoma me e madhe F----U..., edhe per shqiptaret e Amerikes.......

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oh sa kom qesh

      Te gjitha sondazhet e Demokrateve qe kane per simbol gomarin ashtu sic jane vete, nxirrnin perpara dhe fituese Kamalen me dhembe po jashte edhe kur votimi ishte mbyllur dhe brenda tyre flinte Fitorja e Donald J. Trump. Vetem sondazhi i kryer ne Brazil ashtu sic ka deklaruar edhe Robert Papa nuk e diskutonte fitoren e Trump.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti shqiptar

        Joo!... . E tha një nga analistët e sondazheve më SHBA i cili nxirte fitues Trump, fiks ashtu siç doli......... . Dhe fajin ua vinte kompanive të sondazheve, të cilët nuk i shtrinin sondazhet e tyre në zonat rurale, në hapësirat shumë larg qyteteve të mëdha, në të cilat Trump arriti një fitore bindëse....... . Ndërsa në qëndra të mëdha urbane rezultati ishte shumë i ngushtë, dhe pak në favor të Harris, epërsia e Trump në ferma dhe zona të largëta ishte e dukëshme.

        Përgjigjjuni
        1. J
          J.P.Papin

          Po ai more,që kishte gjetur saktë nëntë nga dhjetë presidentët e fundit nga humbi? Ai që "gjeti" se fitonte Qomilja e Harizit... Po këto psikologet me zërin si pordha që dalin në Gop Channel ku e kanë parashikimin e asaj kandidates që dilte vetëm duke zbardhur dhëmbët? Po Xhenifer Lopa që prezantoi presidenten e ardhëshme të SHBA ? Le pastaj këta të Temës,që ju është prerë goja pse fitoi turikuqi Trump...

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Sondazhet ishin pjese e disinformimit shteteror te tmarruar nga entuziazmi i americaneve ne mitigjet me Trump…. Fshati qe shihet nuk do kallauz, Kamala ishte deshtim total i demokrateve qe nga perzgjedhja e me tej, ajo nuk ishte e afte te artikullonte dy fjale dhe jo te drejtonte USA..!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa koqe ka ky vend

              Nje vend I dhjere I quajtur Shqiperi diskuton per zgjedhjet me shume se vete amerikanet. O koqet e kandarit o teleshmen po cfare beni duke share njeri tjetrin per nje vend ku jam I bindur qe nuk na pjerdhin fare more por fare disa gezohet sikur Tramp me qene baba e tyre kurse disa hidherohen se nuk fitoi sipas sondazheve nje bythzeze shikoni hallet tuaja bole eshte luks te diskutoni per Ameriken me te dhjeret e Evropes.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sa koqe ka ky vend

                Nje vend I dhjere I quajtur Shqiperi diskuton per zgjedhjet me shume se vete amerikanet. O koqet e kandarit o teleshmen po cfare beni duke share njeri tjetrin per nje vend ku jam I bindur qe nuk na pjerdhin fare more por fare disa gezohet sikur Tramp me qene baba e tyre kurse disa hidherohen se nuk fitoi sipas sondazheve nje bythzeze shikoni hallet tuaja bole eshte luks te diskutoni per Ameriken me te dhjeret e Evropes.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DJT

                  FUCK YOU duhet dhe per gazeten Tema dhe gjithe portalet e majta qe me sondazhe fallco kerkonin te manipulonin opinionin. Te mendoje qe Qamile kaka do fitonte ishte cmenduri, pasi e gjithe bota e pa kur i binin kufjet nga vesh apo te qeshurat si kale. Mos flasim per IQ qe e ka zero

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje