Gjermania dhe Austria: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE

1 Prill 2022, 00:00Bota TEMA

Gjermania dhe Austria: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një

“Gjermania dhe Austria do të angazhohen për avancimin e shpejt të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Kështu është deklaruar Kancelari i Gjermanisë, Olaf Shcolz dhe homologu i tij austriak, Karl Nehammer, në një konferencë të përbashkët për media.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE. Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor të prekshëm dhe të hapur ndaj ndikimit të palëve të treta”, tha Scholz.

Në anën tjetër kancelari austriak ka potencuar se në këtë kontekst është jetike bindja e euroskeptikëve, marr parasysh luftën në Ukrainë.

Nehammer, arriti në përfundimin se angazhim i unionit në raport me Ballkani Perëndimor duhet të zbatohet edhe në praktikë.

“Për shkak të interesave gjeostrategjike unioni duhet të ndryshojë shpejtësinë, duhet të lëvizim dhe t’u japim njerëzve në këto vende perspektivë”, shtoi Nehammer.

E ndërsa Scholz vuri në dukje se në BE nevojiten reforma të vazhdueshme institucionale në rast të zgjerimit.

Nëse kjo dështon sipas tij Ballkani Perëndimor do të jetë i prirur ndaj ndikimit të të tjerëve, veçanërisht Rusisë dhe Kinës.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë statusin e kandidatit, por Bosnja dhe Kosova si “kandidatë të mundshëm” janë më larg anëtarësimit në BE.

Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të kishin filluar shumë kohë më parë, por kjo ka dështuar disa herë për shkak të rezistencës së disa vendeve të unionit.

2 Komente

  1. S
    Salia Burisha

    po plakemi me genjeshtrat e radhes te ketyre plerave. 20 vjec qe degjojme te njejten pordhe.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pravda

      gjermanet dhjesin gjak nga ruset, austria qelbet nga agjente te KGB

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje