Gjermania miraton dërgimin e transportuesve të blinduar në ushtrinë ukrainase

1 Prill 2022, 00:00Bota TEMA

Gjermania miraton dërgimin e transportuesve të blinduar në

Sipas informacioneve të medias gjermane Welt Am Sonntag, Ministria e Mbrojtjes ka miratuar dërgimin e mjeteve të blinduara luftarake nga stoqet e Gjermanisë Lindore. Këto mjete tani ndodhen në duart e Çekisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka miratuar një tjetër dorëzim të armëve për ushtrinë ukrainase. Bëhet fjalë për 58 transportues të blinduar të personelit të ardhur fillimisht nga stoqet e Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore (RDGJ), të cilat ndodhet Çeki.

Transportuesi i blinduar i personelit PbV-501 (i njohur si BMP-1 në kohën e RDGJ) ishte pajisje standarde për ushtritë e Paktit të Varshavës dhe është i pajisur me topa dhe mitralozë.

Transportuesit e blinduar të personelit erdhën në zotërimin e forcave të armatosura gjermane pas ribashkimit dhe fillimisht iu dorëzuan ushtrisë suedeze në fund të viteve 1990. Më vonë ajo ia shiti një kompanie çeke, e cila tani po përpiqet t’ia shesë ushtrisë ukrainase. Megjithatë, për këtë kërkohej një leje gjermane. Kjo tashmë ka ndodhur.

Disa vite më parë, ky miratim ishte refuzuar nga qeveria federale. Sipas informacioneve kompania çeke kishte dashur t’i shiste të njëjtat transportues të blinduar ushtrisë ukrainase në vitin 2019. Në atë kohë, gjithashtu, një kërkesë formale iu bë Qeverisë Gjermane. Për shkak të të ashtuquajturës “klauzola e përdorimit përfundimtar”, armët që erdhën fillimisht nga Bundesver (forcat e armatosura të RDGJ-së) mund t’u shiten palëve të treta vetëm me leje nga qeveria federale.

Në atë kohë, Qeveria e Angela Merkelit ishte zotuar që të mos e furnizonte Ukrainën me asnjë armë për të mos rrezikuar dialogun me Rusinë. Kjo nuk ka ndodhur më që kur Olaf Scholz shpalli “kthesën e shekullit”. Megjithatë, Qeveria federale ka vazhduar deri më tani të refuzojë dërgimin e artilerisë dhe tankeve.

Ndryshimi i kursit erdhi nën përshtypjen e luftës së agresionit rus kundër Ukrainës dhe presionit nga aleatët perëndimorë. Dorëzimi në Ukrainë nuk do të bëhet menjëherë sepse transportuesit e blinduar duhet të riparohen paraprakisht. Kjo do të marrë disa javë.

1 Komente

  1. F
    Franci

    Keta gjermanet do jene te cuditshem , zbrazin depot e RDGJ -se , dhe nxjerin prej andej IFA-t e Gjermanise lindore .....po doni ,dhe ua mban bytha dergoini Leopard 2 ne duart e ushtrise ukrahinase .....atehere do ta kuptojne ruset se sa gabim te madh ben qe nderhyne ushtarakisht , mund ta rafshojne Ukrahinen , vec mos haroni se pushtimi i saj ska per te ardhur kurrre .....ma cfare do ta pushtoje ?? me burduvelet ruse ....nese doni te ndihmoni , ndihmoni , nese jo lerini njerezit te luftojne me cmunden ..... Kjo e para dhe e dyta , mos bini ne gracken e Putinit se nese ndihmohet Ukrahina nga perendimi do te perdore arme berthamore , sot ska burre nene gjall ne bote te perdore arme berthamore , njerezimi nuk do kete kurre shancin te shikoje me syte e tij luften me arme brthamore sa do te perkeqesohet situata ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje