Rusia: Amerikanët nuk e kanë mbajtur kurrë fjalën, tjetër thoni dhe tjetër bëni

1 Prill 2022, 11:00Bota TEMA

Rusia: Amerikanët nuk e kanë mbajtur kurrë fjalën,

Ushtria ruse po i fokuson sulmet e saj në Ukrainë në katër zona, përfshirë kryeqytetin Kiev. Informata vjen nga një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane, që saktëson se mbi 300 bombardime janë kryer vetëm në 24 orët e fundit.

Chernihiv, Izyum në jug të Kharkivit dhe rajoni i Donbasit pritet që të jenë vatra lufte. E ndërkohë vjen konfirmimi që ushtria ruse ka nisur tërheqjen nga Çernobili. Ndërsa në qendrën e Kievit është raportuar një shpërthim i fuqishëm, pavarësisht se Moska po tërheq disa nga trupat e saj nga zonat përreth kryeqytetit në drejtim të Bjellorusisë.

Por, NATO akuzon Rusinë se po mashtron. Jens Stoltenberg, Sekratar i Përgjithshëm i NATO-s, tha: “Sipas inteligjencës sonë, njësitë e Rusisë nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen përreth Ukrainës. Rusia po rigrupon, rifurnizon dhe përforcon ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”.

Moska i është kundërpërgjigjur skepticizmit të Perëndimit lidhur me qëllimet e saj për paqe. Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë, u shpreh: “Unë nuk mund të mendoj apo të fantazoj për presidentin amerikan Joe Biden, ashtu siç nuk mund të fantazoj për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Nëse flasim për atë që fjalët e tyre ndryshojnë nga veprat e tyre, atëherë ka shumë shembuj kur Shtetet e Bashkuara thanë një gjë dhe bënë diçka krejtësisht ndryshe”.

Rusia njoftoi një armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve nga Mariupoli. Njoftimi i Moskës u prit me skepticizëm nga Kievi, e megjithatë autoritetet njoftuan se 45 autobusë do të dërgoheshin në qytetin-port, i vënë nën shënjestër të vazhdueshme nga bomabardimet ruse.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    po mor laver po"ka shumë shembuj kur Shtetet e Bashkuara thanë një gjë dhe bënë diçka krejtësisht ndryshe”! ata thanë se "do sulmohet ukraina ga ju" dhe ti the me ironi "vendosni sahatin me zile në orë n 6 të mëngjezit"? e nuk e mbajte fjalën" fillove bombardimet në 2 të natës?? përse nuk e mbajte fjalën laver?? përse nuk e mbajte fjalën se "jemi vetëm për stërvitje"?? apo nuk ka mbaruar stërvitja akoma?? laver,mua nuk më prish punë kjo që thua ti!!merr rrogën për të ngrënë mut!mua më bezdis komenti i gazekarucëve të meros që bëjnë komentet në favorin tënd"Njoftimi i Moskës u prit me skepticizëm nga Kievi, e megjithatë autoritetet njoftuan se 45 autobusë do të dërgoheshin në qytetin-port, i vënë nën shënjestër të vazhdueshme nga bomabardimet ruse."! ndoshta të shkretët nuk dinë të formulojnë drejtë frazat,analfabetë funksionalë,ndoshta rrjedh ndonjë rubël nga ambasada juaj dhe për këta fakirët tanë trapër!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Rusia ka 105 vjet që vetëm varet, mashtron, genjen, persekuton.Muzhiket janë të pershtatshem vetëm të punojne stepat, të dehen me vodka dhe dhunojne grate.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        kur shkrimtari leon tolstoi i la të lirë dhe ju dha tokat e tij muzhikëve!? u habit se ata nuk i pranonin!! nuk është mësuar muzhiku të jetë i lirë,nuk është në gjëndje si të veprojë!nuk e gjen dot bukën nëse nuk ja jep feudali i tij!! në këtë gjëndje është dhe rusi sot!! ka feudalin që mendon për të!!

        Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        " e megjithatë autoritetet njoftuan se 45 autobusë do të dërgoheshin në qytetin-port," po të dëgjoni lajmet e pasdites do të shikoni se ata 45 autobus janë sekuestruar nga rusët,bile dhe ndihme humanitare,16 ton!! " u prit me skepticizëm nga Kievi"dhe nuk u zgënjyen! rusët bën zakonin!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje