Gjermania krah Qipros nëse sulmohet

10 Mars 2026, 13:20Bota TEMA
Gjermania krah Qipros nëse sulmohet

Qipro, e cila mban aktualisht presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, është bërë pjesë e konfliktit të tensionuar me Iranin.

Një sulm me dron goditi pistën e bazës ajrore britanike “Akrotiri”, duke shkaktuar dëme materiale. Ky incident ka vënë në lëvizje diplomacinë evropiane, duke aktivizuar diskutimet mbi klauzolën e mbrojtjes reciproke të BE-së.


Nga Nikosia, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, deklaroi se Berlini po monitoron situatën me kujdes dhe është i gatshëm për veprim.

“Nëse do të lindë nevoja dhe miqtë tanë qipriotë do të na njoftojnë për këtë, Gjermania do të jetë e gatshme të angazhohet. Por, për momentin, vlerësimi ynë është se angazhimi i vendeve të tjera europiane në Mesdhe është ajo që nevojitet për të siguruar situatën këtu”, tha Johann Wadephul, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.


Përveç mbrojtjes së Qipros, Wadephul theksoi se stabiliteti në rajon është jetik, jo vetëm për sigurinë, por edhe për të limituar pasojat ekonomike që prekin drejtpërdrejt tregun europian.

“Europa duhet të përgatitet, sepse kemi interes të fortë që Irani të mos përbëjë më kërcënim për fqinjët dhe Europën, por edhe për të kufizuar ndikimin ekonomik, sepse kjo na prek ne. Europianët duhet të pozicionohen shumë shpejt”.


Ndonëse Qipro nuk është anëtare e NATO-s, vendet aleate të Bashkimit Evropian duhet t’i vijnë në ndihmë nëse sulmohet.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Qypro nuk eshte sulmuar nga Iranianet por Baza e perbashket Britanike Amerikane qe nga aty sulmonin Iranin ,dhe ky MERZI Gjerman duhet ta ndihmoj popullin e vet qe nuk munden te paguajn qerate e banimeve dhe mos hudhe EUROT per keta Idiotet.

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Ha…ha…kush do t’a sulmoje Qipron…???!!!! Europa e mbaruar inskenon situata per te treguar se sa “ forte” eshte, late nam me kete propogande bajate dhe jorealistike po beheni qesharake…

      Përgjigjjuni
      1. T
        TOM

        Nese sulmohet Qipro te mbrohet vete, ose te theras Rusine, se gjysmen e bizneseve e kane me Rusine. Flotat ruse ankorohen shpesh ne Qipro. Jan e njejta hallvasi si komshite tane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje