Gjykata e Romës: Emigrantët në Gjadër duhet të kthehen në Itali

18 Tetor 2024, 15:20Bota TEMA
Gjykata e Romës: Emigrantët në Gjadër duhet të kthehen

Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me 12 emigrantët e parë që u sollën në Gjadër pas marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Media italiane ‘La Repubblica’ shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur se të dymbëdhjetë emigrantët që u sollën në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.


Me vendimin e sotëm, 18 tetor, Gjykata e Romës nuk e konfirmoi ndalimin e të 12 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të kapur me 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, 16 tetor. 

Sipas La Repubblica, vendimi i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali. Burime për Report Tv thonë se nesër mbërrin një anije e vogël në Shëngjin për të marrë emigrantët dhe për t'i kthyer në Itali. 

Ky vendim i gjykatës së Romës është çështje plotësisht italiane dhe nuk ka asnjë lidhje direkte me Shqipërinë përtej faktit që emigrantët u transferuan përkohësisht në qendrat e pritjes në territorin shqiptar, sipas marrëveshjes mes dy vendeve. Kthimi i tyre në Itali është rezultat i vendimeve të autoriteteve gjyqësore italiane, bazuar në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Evropiane. 

Sipas marrëveshjes, Shqipëria siguron pritjen e përkohshme të këtyre emigrantëve, në kampin që është nën juridiksionin italian. Asnjë vendim për azilin e tyre nuk merret nga autoritetet shqiptare dhe as nuk kanë kompetencë për të trajtuar çështjet e tyre ligjore.

7 Komente

  1. .
    .

    Hahahahahhahahaa Cfare cirku kurva e Italise. Edhe me karagjoze se corapemuti i Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Nukka asnji cirk ketu. Flet ligji dhe jo maliqi, kjo eshte arsyeja sepse njerezit shkojne ne perendim.

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      U mbars mali polli nje mi. Melomutja e Italise hodhi ne ere milionat e pepinove per pike elektorale dhe ju perplas plani ne surrat. Hahahhahaa

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bukur

        Hajde marsh nga erdhet

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pepino hodhi nje mut

          Keshtu eshte kur ben marreveshje me nje hajdut corapekuq mafioz ne kurriz te popullit te tij. Behesh karagjoze edhe vete. Kjo karagjoze ishte gjersa merret vesh me Ramen po tani u konfirmua me leter dhe vule.

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            U mbars mali polli nje mi. Melomutja e Italise hodhi ne ere milionat e pepinove per pike elektorale dhe ju perplas plani ne surrat. Hahahhahaa

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qeveria e Pepinove

              Keshtu eshte kur ben marreveshje me nje hajdut corapekuq mafioz ne kurriz te popullit te tij. Behesh karagjoze edhe vete. Kjo karagjoze ishte gjersa merret vesh me Ramen po tani u konfirmua me leter dhe vule.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje