VIDEO: Përmbyset autobusi në Turqi! Gjashtë të vdekur dhe 25 të plagosur

18 Tetor 2024, 11:48Bota TEMA
VIDEO: Përmbyset autobusi në Turqi! Gjashtë të vdekur dhe 25

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë. Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.

Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.

“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë.

Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu.

Autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë rrugor.

Lini një Përgjigje