
Gjyqtarët francezë kanë lëshuar fletë-arrest për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al-Assad, dhe dy zyrtarë tjerë të lartë, lidhur me përdorim të armëve të ndaluara kimike kundër civilëve në Siri, ka thënë një burim brenda gjyqësorit për agjencinë e lajmeve Reuters.
Fletarrestimet , të cilat lidhen me akuza për përfshirje në krime kundër njerëzimit dhe në krime lufte vijnë pas një hetimi penal për armët kimike në qytezat Douma dhe Gutën Lindore, në gusht të vitit 2013.
Si pasojë e atyre sulmeve kanë vdekur më shumë se 1.000 njerëz.
Ky është fletarrestimi i parë ndërkombëtar që është lëshuar për presidentin e shtetit të Sirisë, forcat e të cilit kanë tentuar t’i shtypin me forcë protestat e popullit që kanë nisur më 2011.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se shtypja e evidentuar në Siri përbën krim lufte.
nteresant no ! mbasi i futen ne lufte civile dhe rrafshuan me token qytete te tera dhe 6 Miljon siriane moren arratine tani i erdhi koha Mretit me Gruan me seksi ne Arabistan lol !
Nuk besojë, Nuk do të ket më Kadaf. Është ndyshe Rusia sot. Për pak ikën çifuti i Ukrainës.