Pjesë të mëdha të Gazës po përballen me uri ekstreme, e cila vazhdon të përhapet teksa popullata nuk arrin të ketë akses në ushqimet e nevojshme për shkak të luftës 22-mujore me Izraelin.
Kriza e urisë u konfirmua të premten nga autoriteti botëror i kësaj fushe, IPC, duke theksuar se gjysmë milion njerëz në Gazë, ose çereku i popullatës, ndeshen më nivele katastrofike të urisë dhe shumë rrezikojnë të vdesin prej kequshqyerjes.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka refuzuar krizën e urisë në Gazë, si dhe raportin e IPC-së, duke e quajtur “gënjeshtra” të promovuara nga Hamasi. Zyrtarët izraelite, ndërkohë, thonë se ata që kanë vdekur deri tani nga uria kanë vuajtur nga sëmundje të mëparshme.
“Nuk ka burime proteinash, vetëm proteina bimore nga bishtajat. Mish dhe pula nuk ka. Produkte bulmeti nuk ka, as fruta,” thotë doktori Mohammad Kuheil, i specializuar në fushën ushqimore.
Pacientët e tij janë të moshave të ndryshme dhe me komplikacione.
Pacienti Karam Akoumeh është një nga 20 të shtruarit në pavijonin e spitalit të Shifas. Stomaku i tij u dëmtua nga një plumb që e goditi teksa kishte shkuar të merret miell, thonë familjarët. Mungesa e medikamenteve, bashkë me pamundësinë për të ngrënë normalisht nga mungesa e ushqimeve, ka bërë që pesha e tij të bjerë nga 62 kg në vetëm 35 kg. “Kam kërkuar në gjithë spitalet e Gazës për suplemente, por nuk gjej dot,” shprehet babai i pacientit për agjencinë amerikane të lajmeve, Associated Press.
Një tjetër kirurg nga Teksasi, Mohammed Adeel Khaleel, i cili ka ardhur në Gazë për të ofruar ndihmë, vëren se problemet me kequshqyerjen kanë nisur prej nëntorit të kaluar.
Një 17-vjeçar është pacienti i tij i fundit i sjellë në pavijon me dëmtime nga armë zjarri në këmbë dhe duar. Edhe ai po ashtu u qëllua ndërsa priste në një qendër për shpërndarjen e ndihmave. Në sallën e operimit, Khaleel pa se kockat e kraharorit të të riut kishin filluar të shtrembëroheshin nga brenda prej kushteve ushqimore.
“Një numër të madh të këtyre pacientëve i shohim me brinjët të dala, me gjymtyrë jashtëzakonisht të kërcyer drejt e në lëkurë. Kjo tregon se nuk po marrin kaloritë e duhura,” tregon doktori.
IPC-ja njoftoi të premten se kriza e urisë në qytetin e Gazës ka gjasë të përhapet nëpër territor nëse nuk arrihet armëpushimi dhe nëse ndërkombëtarët nuk mundësojnë ndihmat e nevojshme humanitare.
Një në gjashtë fëmijë në Gazë, nën moshën 5 vjeç, janë prekur nga kequshqyerja akute, sipas një raporti të organizatës MedGlobal. /AP


Kurr mos ta harrojn 7 tetorin e 2023. Kta dilnin dhe festonin me kufomat e masakruara nga Hamas. Karma ësht pjesa më e bukur e jetës.
Keta "doktoret" e Hamasit te shikojne popullsine qe eshte e shendoshe si gruaja e Sinuar Kriminelit. Nese do kishte uri dhe kequshqyerje, kjo do te thote se pergjithesisht popullsia do dukej e dobet, e pafuqishme, me fytyre eshtake dhe gjymtyre te deformuara. Po e verteta eshte krejt ndryshe, popullsia duket krejtesisht normale madje shpesh sheh burra dhe gra mbipeshe. Nga ana tjeter keta femijet qe tregohen ne foto dhe video propagandoistike hamasiste, ose jane nga vende te tjera te botes dhe s'kane fare lidhje me Gazen (sic jane vertetuar disa foto qe jane nga Jemeni dhe Siria) ose jane femije me probleme shendetesore te lindura dhe s'kane asnje lidhje me "kequshqyerjen". Mjafton te shikoni te jemen ose vellain ose motren e ketij "femijes se kequshqyer" dhe do i shihni qe ata jane fare normal. Si ka mundesi, nje vella top fare tjetri me "gjymtyre te shtremberuar dhe fytyre eshtake" ?! Propagandes se Hamasit i ka dale boja me kohe, vetem IDIOTET e besojne!
dy fotografi!!në të dy fotografitë shihen 4 njerëz!!tek e para:një grua(nënë ndoshta)dhe një fëmijë kockë e lëkurë!në të dytën:një i ri,po ashtu kockë e lëkurë,dhe një burrë(ndoshta i jati)!!nga 4 persona,dy janë kockë e lëkurë,dy të tjerë janë në gjëndje normale!pra nuk duken,në pamjen e parë shënja keq ushqyerje,duke lënë mënjanë "gjëndje urije"!!mos vallë dy personat në gjëndje të vështirë janë në atë gjëndje për shkak të ndonjë sëmundjeje dhe jo të mangësisë së ushqimit??nëse është problem një sëmundje dhe në këtë moment nuk mund të kurohet në gaza,dhe për pasojë është përkeqsuar në mënyrë drastike shëndeti i tyre!?është një ngjarje e rëndë!ta paraqesësh një situatë sëmundjeje për gjëndje urije!?është një mashtrim i dobët!!në gjëndje urie të detyruar,torturë në tërë kuptimin e fjalës,ishin ata dy të rrëmbyerit izrailitë,ku njëri filmohej duke e detyruar të hapte varrin e tij!!me atë postim të asaj video të ndyrë,hamasonët treguan se po të kenë mundësinë!?do ti bëjnë të njëjtin trajtim tërë izrailitëve!!do zëvëndësonin menjëherë nazistët e hitlerit!!
Kujt ja thua? Budallenjve apo Maskarenjve!? Keta jane njesoj sikur i flet murit, gdhenj. S'ka nevoje te jesh fare as i mencur as i zgjuar, vetem pak i vemendshem dhe e kupton propaganden islamo-naziste te Hamasit. Mirepo ketyre budallenj-maskarenjve pro-Hamas, veshtire se ju punon tepeleku i kokes.
Bejini mutin Izraelit.