Bashkimi Europian po përgatitet për një përplasje të fortë tregtare me Shtetet e Bashkuara, nëse presidenti amerikan Donald Trump nuk tërhiqet nga kërcënimi për vendosjen e tarifave të reja, të lidhura me çështjen e Groenlandës. Në prag të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeqytetet europiane kanë sinjalizuar se më 6 shkurt mund të hyjnë automatikisht në fuqi kundërmasa ndaj Uashingtonit, me një vlerë totale prej 93 miliardë dollarësh.
Këto kundërtarifa janë përgatitur që në muajin gusht nga BE-ja, por u “ngrinë” për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje tregtare me Shtëpinë e Bardhë, e cila u arrit në fund të verës, shkruan A2. Tani, sipas burimeve në Bruksel, pezullimi i tyre mund të mos zgjatet më. Mjafton që BE-ja të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë dhe tarifat do të rikthehen automatikisht.
Komisioni Europian dhe Këshilli e shohin qëndrimin e Trump si një përpjekje për të përçarë Unionin dhe për të minuar unitetin e NATO-s, duke sugjeruar trajtime të ndryshme për shtete të veçanta anëtare. Një skenar që, sipas Brukselit, është i vështirë edhe teknikisht, për shkak të tregut të përbashkët europian dhe origjinës së ndërthurur të mallrave.
Megjithatë, linja zyrtare mbetet ajo e çtensionimit. BE-ja synon të mbajë të hapur dialogun dhe të shmangë një krizë të plotë transatlantike. Por nëse deri më 1 shkurt nuk ka tërheqje nga Uashingtoni, partnerët europianë janë të gatshëm të reagojnë.
Përveç paketës prej 93 miliardë dollarësh, në tryezë janë edhe masa më të ashpra: pezullimi i marrëveshjes së gushtit që heq tarifat për mallrat amerikane dhe, si mjet ekstrem, aktivizimi i një instrumenti ligjor që do të kufizonte ndjeshëm aksesin e kompanive amerikane në tregun europian.
Çështja do të diskutohet në një Këshill Europian të jashtëzakonshëm, të thirrur nga presidenti i Këshillit, Antonio Costa, i cili ka theksuar nevojën për unitet, mbështetje për Danimarkën dhe Groenlandën, si dhe gatishmëri për t’u mbrojtur nga çdo formë presioni. Në lojë, paralajmëron Brukseli, nuk është vetëm tregtia, por vetë kohezioni i BE-së dhe i NATO-s.
BE duhet shpejt te adaptohet ne boten qe po ndryshon shpejt. Ajo duhet te zgjedhe Mario Dragin per Kryetar te Komisionit Evropian, per te ndermarre shpejt reforma te thella. Objektivi i ri strategjik i BE-se do duhet te jete normalizimi i marredhenieve me Rusine dhe zgjerimi i bashkepunimit win-win me Kinen, pse jo edhe me Indine. Keshtu Euro mund te perdoret me gjere, te forcohet dhe te kompensoje renien e parashikuar te dollarit ne Hemisferen Lindore. Stabiliteti nderkombetar arrihet vetem nepermjet bashkepunimit nderkombetar, jo luftes. BE duhet te rikrijohet mbase edhe duke lene jashte vendet si Hungaria, Sllovakia, Qipro e kushto tjeter qe hedh vickla.
Ishe mirë deri tek fjalia e fundit, percarja eshte ajo qe ju duhet fuqife jo Evropjane…
Negociatat tregetare jan thjeshte raport forcash. Trump arsyeton dhe verrons si biznemen dhe jo si politikan. Shantazhon, teston dhe me pas mer masa ne funksion te reagimeve. Me Rusine dhe se per 24 ore do ndalonte lufta e Ukrahines.
Vickla quan kritikat dhe debatet ti koke kuq qe akoma ke idhull Rusine dhe Kinen.
Eveopianet qe po i kundervihen USA jane thjesht idiote. Mendoni se nje grek do luftoje per nje letonez apo nje italian per nje polak? Vetem nen ombrellen Amerikane evropa ka shans te mbrohet apo existoje si komunitet ekonomik (EU) Pot dhe ju shqiptaret qe merrni anen e EU jeni idiote. Ju ka lene evropa 35 vjet (per mos thene 150) jashte deres se saj, sikur te keni ndonje semundje ngjitese pa asnje lloj arsyeje dhe juve prape merrni anen e EU. Neve nuk na ben EU evropiane neve jemi thru and thru! Vetem USA ju ka respektuar gjithmone. Edhe Enveri po te ishte gjalle so mbante anen e USA sepse eshte ajo qe mund te na qendrojewne krah ne kohey r veshtira qe do vine
Trampi perdor forced e Americes vs duke u bet person shteteve ne mentee anti demakratike Ai estate president I amerikes b Jo I botes
BE do të bënte më mirë të favorizonte kalimin paqësor të Groenlanës nën SHBA dhe jo të futet në konflikt me të. Danimarka është një shtet rracist e kolonialist që nuk meriton as t'i afrohet atij ishulli pas gjenocidit që ka zhvilluar atje. Sikur një luftë të shpërthejë, Danimarka apo Evropa nuk janë në gjendje as t'a mbrojnë apo t'a zhvillojnë atë tokë. Pas luftës së dytë të gjithë i lëshuan kolonitë. Pse Danimarka jo? Pse u dashka që taksapaguesit amerikane të paguajnë për mbrojtjen e kolonive të dikujt tjetër? Pastaj për 10 veta që jetojnë atje dhe që nuk janë as Daneze u dashka quajtur i gjithë ai vend i tyri? Të them të drejtën, nuk kam simpati për Evropën lavire që na coptoi e masakroi pa mëshirë për qindra vjet.
Me kujtuat ca te thena te njerezve ne 97, thoshin per Vloren le ta marri Italiani e ta administroj. Per sa kohe qe banoret e Groenlandes Kane te drejte te zgjedhin si njerez te lire e te jetojne me ke te duan. E sa per taksapaguesit Amerikane nuk paguajne per Groenlanden por per te mbajtur Rusin e Kinezin larg vetes. Me vjen keq qe me gjithe kete analize qe ke bere, se ke kuptuar akoma qe behet fjale per intéresa financiare dhe jo se ju dogj barku usas per Groenlanden. Trump ka vendosur ta ndanje boten me dysh me Putin.
Si lojë kalamajsh..