“Hakmerret” Rusia, sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

1 Qershor 2024, 11:44Bota TEMA
“Hakmerret” Rusia, sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa dhe dronë infrastrukturën energjetike në pesë rajone të Ukrainës. Megjithëse mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi shumicën e raketave dhe dronëve rusë, sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme në termocentrale.

Deri më tani, Rusia nuk ka komentuar sulmet.

Forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë, duke shkaktuar mungesë energjie dhe importe rekord të elektricitetit.

DTEK, kompania më e madhe private energjetike në Ukrainë, raportoi se dy termocentralet e tyre janë goditur dhe pajisjet janë pothuajse jashtë funksionit.

Autoritetet rajonale raportuan se zjarrfikësit po shuajnë zjarre në disa vende pas sulmeve, megjithatë nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Sulmet vijnë pasi Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar rregullat për përdorimin e armëve amerikane në territorin rus.

1 Komente

  1. P
    Prisni se akoma nuk keni pare gje.

    Biden Pampersi e me rradhe disa shtete te tjera anetare te organizates "bamirese" per rru-ajtjen e paqes NATO urdheruar zhelen Zelensky te perdore armatimet e tyre per te sulmuar ne thellesi te territorit rus, por ja qe ruset po perdorin taktiken braziliane te futbollit qe mbrojtja me e mire eshte s u l m i.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje