Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve në Gaza, Izraeli: Kemi sekuestruar 1.3 milionë euro nga bastisjet në shtëpitë e tyre

26 Nëntor 2023, 13:10Bota TEMA

Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve në Gaza, Izraeli: Kemi

Hamasi ka konfirmuar sot vrasjen e 4 komandatëve të grupit përfshirë edhe kreun e Brigadës veriure, Ahmed Ghandour.

Nga ana tjetër forcat izraelite bënë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 1.3 milionë dollarë para në dorë nga shtëpitë e terroristëve dhe bastionet e Hamasit në Gaza.

“Paratë e gatshme u sekuestruan dhe do t'i "konfiskohen shtetit", shtoi ministria e Mbrojtjes së Izraelit.

Sakaq, një shkëmbim i tretë i pengjeve të Hamasit për të burgosurit palestinezë të Izraelit është planifikuar të mbahet ditën e sotme, të tretën e armëpushimit. 


Mediat e huaja shkruajnë së Hamasi ka publikuar listën me 13 pengje izraelite që do të lirohen ditën e sotme.

Lista është pranuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Qeveria e Izraelit ka marrë masa duke njoftuar familjarët e pengjeve që do të lirohen sot. 

Lini një Përgjigje