“Hamasi nuk do të sundojë” - Presidenti i Autoritetit Palestinez i bën thirrje grupit terrorist të dorëzojë armët

14 Korrik 2025, 14:00Bota TEMA
“Hamasi nuk do të sundojë” - Presidenti i Autoritetit

Presidenti i Autoritetit Palestinez (AP), Mahmoud Abbas, i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet që mban dhe t’ia dorëzojë armët AP-së, duke theksuar se grupi terrorist “nuk do ta sundojë Rripin e Gazës” pasi të mbarojë lufta atje.

Në një takim në Amman të dielën me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Abbas bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe hyrje të ndihmës humanitare në Rrip.

Abbas bëri thirrje gjithashtu që AP-së t’i jepet kontrolli i enklavës, një ide e refuzuar prej kohësh nga Izraeli, shkruajnë mediat e huaja.

Ai theksoi më tej nevojën për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në Iniciativën Arabe për Paqe dhe bëri thirrje për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për paqe në New York.

Edhe pse Abbasi në të kaluarën ka bërë thirrje për lirimin e pengjeve, përfundimin e luftës dhe që AP të marrë kontrollin e Gazës, vetëm muajin e kaluar, për herë të parë, ai dënoi pushtimin e Izraelit jugor të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u rrëmbyen pengjet.

Sulmi, i cili vrau 1,200 njerëz, kryesisht civilë, shkaktoi luftën e vazhdueshme.

Në atë kohë, Abbasi tha gjithashtu se Hamasit nuk duhet t’i lejohet të sundojë Gazën dhe duhet t’ia dorëzojë armët e tij Shërbimeve Palestineze të Sigurisë. 

1 Komente

  1. A
    Albania-Israel brotherhood

    U kujtua Abbas magjypi te kerkoje lirimin e pengjeve dhe dorezimin e armeve nga terroristet islamike. Tashme qe po i vjen fundi Hamas-it, Abbasi i Fatah-ut kerkon qe ti jepet atij administrimi i Gazes. S'ka asnje shanc, arabeve nuk do t'u jepet me kurre asnje mundesi tjeter te administrojne Gazen. Fati i Gazes tashme eshte vendosur, sic e tha Donald Tramp. Gaza do jete pjese integrale e shtetit te Izraelit, do shnderrohet ne nje Riviere turistike dhe popullsia magjype aty do shperngulet ne Egjypt, Katar dhe Arabi Saudite. It's over!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje