Izraeli ka pranuar një propozim nga Katari për një marrëveshje armëpushimi 60-ditore që do të përfshinte edhe lirimin e pengjeve, por grupi palestinez Hamas e ka refuzuar këtë ofertë.
Sipas faqes izraelite të lajmeve Ynet, Hamasi po paraqet pengesa në bisedime, duke refuzuar të bëjë lëshime dhe duke e shoqëruar procesin me një “luftë idesh” që synon të sabotojë përpjekjet për marrëveshje.
Edhe burime të tjera politike, të cituara nga televizioni izraelit Channel 13, kanë thënë se ekipi izraelit i negociatorëve do të qëndrojë në Doha për të vazhduar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkohë, emisari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, nuk do të udhëtojë drejt Dohas për sa kohë që bisedimet nuk kanë hyrë në fazën përfundimtare. Fillimisht ishte planifikuar që Witkoff të udhëtonte më 8 korrik, por udhëtimi është shtyrë, sipas Times of Israel.
Negociatat vazhdojnë në Doha, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po shpreson për një zgjidhje që do t’i japë fund luftimeve dhe do të mundësojë lirimin e pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.
Si mund te pranohej armepushim, kur Izraeli kete bisedon dhe propozoj, atje cdo dite vret 50,82, mbi 100 Palestineze qe grumbullon per te marre buke e goes Ne qendrat E shperndarjes Keto Jane krime kunder njerezimit. Lexoni ne gazete"izraeli deklaron se Irani do te godase me arme atomike Izraelin. Irani nuk ka arme Berthamore. Te tille erme ka Izraeli, te prodhuat pa leje e organizma e nderkombetare, me mbeshtetjen e SHBA. Mos valle duhet te besojme te kunder ten e deklarim it Izraelit? Dmth, "Izraeli do te godase Irani me arme atomike"? Sepse te tjera ben dhe te tjera thote..
Trupeshk!