Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka nënshkruar zyrtarisht ligjin që parashikon tërheqjen e vendit nga Commonwealth of Independent States (CIS), një organizatë rajonale e krijuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sipas mediave moldave, përfshirë Newsmaker, vendimi ka hyrë në fuqi qe nga 8 prilli.
Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik për Moldavine, e cila prej vitesh ka ndjekur një kurs të qartë të afrimit me Bashkimin Evropian dhe distancimit nga ndikimi rus në rajon.
Autoritetet moldave e paraqesin këtë vendim si pjesë të strategjisë afatgjatë për integrim evropian. Moldovise iu dha statusi i vendit kandidat për anetaresim ne Bashkimin Europian në vitin 2022, ndërsa negociatat për anëtarësim u hapën zyrtarisht në vitin 2024. Tërheqja nga Comonwewalth Of Independence States shihet si një sinjal politik i fortë në këtë drejtim.
Commonwealth of Independent States u krijua në vitin 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfshin disa ish-republika sovjetike, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin. Turkmenistani mban statusin e anëtarit të asociuar.
Në vitet e fundit, disa vende kanë reduktuar ose ndërprerë pjesëmarrjen e tyre në këtë organizatë. Gjeorgjia u tërhoq pas konfliktit të vitit 2008 me Rusinë, ndërsa Ukraine, ndonëse nuk e ratifikoi plotësisht traktatin e Commonwealth of Independent States , ishte pjesë de facto deri në vitin 2014. Pas aneksimit të Krimesë dhe nisjes së luftës në Donbas, Ukraina nisi një proces gradual të largimit nga struktura, i cili u përmbyll disa vite më vonë.
Vendimi i Moldavisë pritet të ketë më shumë ndikim simbolik dhe politik sesa ekonomik të menjëhershëm, por ai forcon orientimin pro-evropian të qeverisë Sandu dhe thellon distancimin institucional nga strukturat e dominuara historikisht nga Rusia.
Te gjitha shtetet dote pranohen ne Be pervec Shqiperise dhe Kosoves Jo ,ju nuk me besoni pra besoni Ramen dhe gazetaret qe ju shesin genjeshtra dota shohim.
Hajde se nje dite do ta kuptojne qe keto vendet me nje këmbë ne BE dhe nje kembe me Rusine do tia futin BE-se sa krahu nje dite … atehere as Shqipiria dhe as Kosova nuk do te kete nevoje për BE-ne. Ne vetem do shikojme dhe qeshim …