Trump i kërkon Netanyahut të ngadalësojë sulmet ndaj Libanit

10 Prill 2026, 10:25Bota TEMA
Trump i kërkon Netanyahut të ngadalësojë sulmet ndaj Libanit

Presidenti amerikan, Donald Trump raportohet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të ngadalësojë sulmet izraelite ndaj Libanit pasi po rrezikonte armëpushimin e brishtë me Iranin.

Sipas NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë të afërt me Trumpin, kërkesa erdhi gjatë një bisede telefonike, pak pasi Netanyahu kishte premtuar publikisht se do të vazhdonte sulmet ndaj Libanit.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi dje se Izraeli kishte rënë dakord të “kontrollonte veprimet e tij” në lidhje me Libanin për të ndihmuar negociatat me Iranin, shkruan timesofisrael.

Megjithatë, dje u regjistrua fushata e bombardimeve më e madhe izraelite në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin, pa ndonjë tregues se Jerusalemi kishte rënë dakord të tregonte përmbajtje.

Ndërkohë, Forcat Ajrore Izraelite kanë vazhduar bombardimet ndaj Libanit, megjithëse me një intensitet pak më të ulët se dita e mëparshme.

Në një përditësim këtë mëngjes, Ushtria Izraelite (IDF) njoftoi se kishte goditur depot e armëve, lëshuesit e raketave dhe selitë e Hezbollahut në jug të Libanit.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Po te ishe njeri doti thoje qe ti nderpret menjihere bombardimet dhe vrasjen e femijve por megjithse nuk je njeri me moral njerzor nuk e ben kete ,ti je shkaketari qe ndodhin kudo luftera sot ne bote i mjeri populli Amerikan qe kan te njejtin mendim si ti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje