Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vënë publikisht në dyshim efektivitetin e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Venezuelë, pas një operacioni ushtarak amerikan në Karakas që përfundoi me kapjen e presidentit venezuelas Nicolás Maduro.
Gjatë një fjalimi, në kuadër të turit të tij “Arsenali i Lirisë” në Virginia, Hegseth iu referua drejtpërdrejt sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, duke ironizuar dështimin e tyre për të ndaluar forcat amerikane.
“Rreth 200 nga amerikanët tanë më të mirë hynë në qendër të Karakasit tre net më parë për të kapur një objektiv të profilit të lartë. Duket se ato sisteme ruse të mbrojtjes ajrore nuk funksionuan edhe aq mirë, apo jo?”, deklaroi ai, sipas komenteve të publikuara nga Pentagoni.
Operacioni amerikan u zhvillua natën e 3 janarit dhe përfshiu goditje ndaj disa objekteve ushtarake dhe qeveritare në kryeqytetin venezuelas.
Hegseth theksoi se gjatë misionit nuk pati asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane dhe se operacioni u krye në mbështetje të agjencive amerikane të zbatimit të ligjit.
Venezuela ka marrë për më shumë se një dekadë furnizime të shumta me sisteme ruse të mbrojtjes ajrore, përfshirë sistemet S-300VM të dorëzuara në vitin 2013, si edhe Buk-M2 dhe Pantsir-S1, të cilat sipas raportimeve janë transferuar në fund të vitit 2025.
Më herët, më 3 janar, forcat amerikane shkatërruan një sistem rus Buk-M2E në bazën ajrore La Carlota në Karakas, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj infrastrukturës ushtarake venezuelase.
Sistemi ishte vendosur për të mbrojtur objektiva strategjikë rreth kryeqytetit dhe ishte pjesë e një batalioni Buk-M2E të dorëzuar Venezuelës në fund të vitit 2025.
Po provojeni njeher ne Rusi edhe e shikoni funksionojn apo jo
Kur rusia sulmoi ukrainën vetëm raketa Javelin bllokoi gjithe kolonën ruse të tankeve. Rusia ka propagandën. Teknikën e ka perëndimi.
Stalinisti....sepse Lenini ishte me paqesor.
Di që sistem raketore ruse janë më të mirat..po e shofim
Sistemi funkcionon por tradhtaret nuk perdoren pse ishte e planifikuar qe mos i perdornin .
Pse nuk e provon US me mercenaret qe ka te hyje ne Rusi. Ne kete menyre i mbyll gojen Rusise dhe merr mineralet e Ukraines. Zelensky ia ka ulur breket, por US nuk (nder)hyn. - - - - Eh ne populli shkrete, bejme politike me lajme fallco.
Kot edhe ky! E thotë fjalën duke i shkel synin rusëve. Është e qartë lum miku,janë nda nën rrogoz zonat e influencës dhe Venezuela hyn në hemisferën perëndimore,pra ëshzë në zonën e influencës amerikane dhe kinezët e rusët e 'kanë pranu' këtë edhe pse janë brënda,pasi Amerika nuk mund të bënte asnjë hap pa u marr vesh me të dy lindorët e fuqishëm,se ndryshe do kishte funksionuar dhe mbrojtja ruse,që po e quani të dobët.Mos shihni reagimet e tyre në media,se atyre ashtu ju takon të sillen. Dhe këtë e kanë bërë sepse si Rusia dhe Kina e kanë sakrifikuar Venezuelën ,(ashtu siç sakrifilkuan Sirinë dhe do sakrifikojnë dhe Iranin,ku Izraeli filoamerikan,do të jetë lidershipi politik i Lindjes së Mesme),për një interes më të madh,që janë zonat e tyre të influencës ,ku Rusia vendos për 'paqen' në Ukrainë dhe ruan zonat e saj të influencës ( ish BS )dhe largohet nga hemisfera perëndimore,apo Kina është e lirë të vendos vet mbi Tajvanin dhe projektet e saj nëpër botë ,përveç hemisferës perëndimore ,sepse Amerika e Trump ka bërë 'një marrveshje xhentëllmenësh me ta dhe ka 'firmosur' se nuk do ndërhyjë në zonat e tyre të influencës,aq më tepër që po flasim për një ndryshim të rendit botror dhe ky është rendi i ri,pse çfar prisni ju,se rendi i ri botror vendoset me rregullat e vjetra ,jo,janë të fortët që i bëjnë rregullat dhe ata dihet kush janë,tashmë ata kanë vendosur,sepse de facto ka nisur zbatimi praktik i tij.
Trenist do veçoj thenien tende si thenia e dites: " ...pse çfar prisni ju, se rendi i ri botror vendoset me rregullat e vjetra ? " BRAVO
Problemi eshte qe tradhetaret me pagese nga Ana e amerkarreve -qifute te qelbur e bojkotuan Maduron.Jo qe jam ndonji fan I Maduros.Absolutely not.Por Amerka kruhet ku mundet.Pse nuk tregojne ende ku iken-vjodhen 2.3 trilione dollare qe ne vitin 2001.Pastaj preteksti ishte gjoja droga.Gabim,eshte Nata Dhe asgje tjeter.Qifutet e qelbur amerikarros did it again.They’re a real bastardas.