Prapaskenat/ Pse CIA i kërkoi Trumpit të lejonte që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin

6 Janar 2026, 18:35Bota TEMA
Prapaskenat/ Pse CIA i kërkoi Trumpit të lejonte që

Prestigjiozja Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros.

Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin e menjëhershëm në Venezuelë, ishte e nevojshme që pushteti të mbetej në duart e njerëzve që ishin pjesë e sistemit aktual.

Arsyet kryesore të këtij sugjerimi ishin mbështetja e ushtrisë, rreziku i kaosit dhe rezistenca e armatosur.

Rodriguez dhe besnikët e tjerë të regjimit kanë kontroll mbi ushtrinë dhe elitat e vendit.

Për këtë arsye, CIA paralajmëroi se udhëheqësit e opozitës, si Maria Machado dhe Edmundo Gonzalez, do ta kishin shumë të vështirë të kontrollonin vendin.

Sipas raportit, opozita do të përballej me rezistencë të fortë nga forcat e sigurisë dhe organizatat kriminale që mbështesin regjimin e vjetër.

Me pak fjalë, inteligjenca amerikane besonte se një kalim i menjëhershëm i pushtetit te opozita do të shkaktonte një luftë civile ose kaos të pakontrollueshëm, ndaj zgjodhi një “rrugë të mesme” me figura të njohura të regjimit.

6 Komente

  1. I
    Igor

    Po ishte Gonzales me vellaun e saj ne DOHa ku lidhen nji mareveshje me Amerikanet qe ajo do vepronte ne te ardhmen se si duan Amerikanet dhe e shiten Maduron kjo duhet te flitet se ka ndodhur, I mjeri Maduro qe dote kalbet ne burg ma mire ti japi fund jetes sesa te torturohet tere jeten.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nga je igi??aman të keqen më thuaj nga je!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "ma mire ti japi fund jetes sesa te torturohet tere jeten."-igi nuk janë të gjithë si ti!!nuk janë me bolka si ti që tia fusin vetes!!megjithëse dhe ti vetëm gishtat ja fut vetes se nuk bën më tepër!!hy hajvan!!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Parapregatitjet

        Dhe vetē Amerikanēt u habitēn me shpejtēsin e marrjes nēn kontroll tē Venezuelēs. Eksperianca e tyre e hidhur nē Vietnam, lufta bërthamore me Japonin, konflikti nē Irak ku humbēn mbi 500 000 ushtar, bēnē tē mos e nēnvlefsojn kētē pērpjekje ushtarake tē tyre, ndryshe do kishin patur pasoja si Rusia nē Ukrain apo Izraeli nē Gaza.Shpresojm qē dhe konfliktet tjera tē zgjidhen shpejt dhe drejt.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          uau??-o lal nuk kanë marrë në kontroll venezuelën,kanë rrëmbyer presidentin!!e dyta nuk kanë humbur 500 mijë ushtarë në irak!or taj,humbjen më të madh eushtarake që kanë pasur ka qënë në L2B me 450 mijë ushtarë!të dytën në vietnam me 55 mijë,kurse në irak kanë qënë vetëm 4.5 mijë!!shiko se ka dhe wikipedia.nuk është bazë për të shkruar doktoraturë,por ja vlen të konsultohesh për të shkurar ndonjë koment!!të vrarët në irak arrijnë shifrën 100 mijë duke përfshirë tërë të vrarët e të gjitha palëve!këtu nuk futen llogaritë e alFredo kaCos!sipas tijë vetën të mitur ka pasur 650 mijë të vrarë!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arti

            @Parapregatitjet. Ty te duket se ka deshtuar Izraeli ne Gaza? Hahaha ... qenke GAZmor i madh, or taj. Te fala Hamasit. :)

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje