Prokurori i Përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, një nga figurat më të njohura në luftën kundër krimit të organizuar, mohon kategorikisht që Venezuela të ketë një rol qendror në trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Roli i Karakasit në narkotrafik është i vogël krahasuar me rrugët kryesore globale”, thotë ai. Sipas Gratterit, çdo pretendim i kundërt shpesh bëhet për qëllime politike.
Cilat janë rrugët kryesore të trafikut të drogës?
“Qendra e Amerikës dhe Meksika mbeten nyjet kyçe për hyrjen e drogës në tregjet e SHBA dhe Evropës”, shpjegon ai.
Presidenti Donald Trump e ka akuzuar Venezuelën për furnizim me fentanyl të rrugëve amerikane. Gratteri e konsideron këtë propagandë. “Nuk ka të dhëna të pavarura që tregojnë Venezuelën si qendër prodhimi të drogërave sintetike. Shumica e fentanylit dhe opioideve sintetike prodhohet në Meksikë.”
A ka Karakas ndonjë rol në këtë trafik?
“T’i atribuosh Venezuelës një rol qendror do të thotë të përzihen fenomene të ndryshme, më shumë për narrativë politike sesa bazuar në të dhëna reale”, thotë Gratteri.
Pra, është bërë një portretizim i instrumentalizuar i situatës?
“Ekzagjerimi i rolit të Venezuelës si qendër e narkotrafikut global duket i tepruar dhe shërben më shumë për të justifikuar presione diplomatike dhe veprime të detyruara sesa për të përshkruar realitetin e rrjetave kriminale transnacionale.”
Karteli venezuelan “Tren de Aragua” ka ndikim?
“Është një organizatë kriminale që ka depërtuar në disa vende të Amerikës Latine dhe SHBA, por aktiviteti i saj kryesor është trafiku dhe shfrytëzimi i emigrantëve, jo trafiku ndërkombëtar i drogës.”
Politika e Trump është një strategji reale kundër narkotrafikut apo ka motivime gjeopolitike?
“Nëse qëllimi i arrestimit të presidentit Maduro do të ishte vërtet lufta kundër drogës, SHBA do të duhej të përqendronte vëmendjen tek vendet që prodhojnë kokainë dhe opioide sintetike, jo tek një shtet që shërben kryesisht si pikë tranziti.”
Sulmet e gjera nuk mund të jenë strategji e suksesshme?
“Historikisht, nuk është kështu që luftohet narkotrafiku: nuk mund të godasësh nyjet më pak të rëndësi duke lënë të paprekur qendrat e prodhimit. Përveç nëse arsyeja antinarkotike përdoret thjesht si justifikim për qëllime të tjera.”
“Dyshimi është se këtu hyjnë interesat gjeopolitike dhe ekonomike më të gjera.”
“Kontrolli apo menaxhimi indirekt i rezervave të mëdha të naftës venezueliane, një ndër më të mëdhatë në botë.”
Gratteri kujton se shpesh “lufta kundër drogës” është përdorur si pretekst për të arritur qëllime strategjike, energjetike apo influencë rajonale.
Kush janë sot protagonistët e narkotrafikut ndërkombëtar?
“Meksika është qendra kryesore e prodhimit të fentanylit dhe opioideve sintetike, falë marrëdhënieve të ngushta të kartelëve me furnizuesit e prekursorëve kimikë, shumica nga Kina. Kolumbia, së bashku me Perunë dhe Bolivi, mbeten prodhuesit kryesorë të kokainës. Ekuadori dhe Brazili luajnë një rol gjithnjë e më të madh si platforma logjistike për eksportin drejt tregjeve kryesore: SHBA, Evropë, Azi dhe Oqeani.”
Cili është roli i mafias italiane?
“’Ndrangheta është organizata italiane më e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por edhe Camorra, Cosa Nostra dhe klanet pugliase mbajnë pjesë të rëndësishme të tregut. Krahas familjeve tradicionale, po shfaqen aktorë të rinj kriminalë transnacionalë, veçanërisht klanet shqiptare.”
Problemi i drogës nuk është vetëm shëndetësor apo kriminal, por edhe ekonomik.
“Sot kapim vetëm 10-12% të substancave që hyjnë në treg, ndërsa konfiskojmë më pak se 1% të fitimeve nga narkotrafiku.”
Politikat aktuale kanë dështuar?
“Goditja e mallrave pa prekur seriozisht rrjedhën financiare lë të paprekur motorin e sistemit. Strategjitë alternative ekzistojnë: gjurmimi ndërkombëtar i kapitalit, bashkëpunimi fiskal dhe gjyqësor, lufta kundër parajsave fiskale, forca e njësive anti-pastrim parash dhe përgjegjësia e ndërmjetësve ekonomikë. Por këto aspekte të mëdha ekonomike dhe financiare shpesh injorohen, ndërsa insistohet tek qasje që kanë treguar kufizimet e tyre.”
Po prokurori I Tepelenes çfare thote.
Me pak fjalë s'e rruan kush o Berti.
Amerika flet per Ameriken jo per Europen dhe ju mafiozet Italiane, Ndrageta (te gjithe e dine) ben me shume narko tregti se e gjithe bota dhe ju palacot e Italise e dini shume mire.
Pretendimet dhe akuzat e Presidentit Amerikan Tramp kundra Maduros,jane si pretendimet dhe akuzat e Sali Berishes ne shqiperi kundra Edi Rames. Saliu akuzon Ramen si krimineli me i madh dhe i rrezikshem ne bote,kur ne fakt nuk eshte. Eshte trafikanti me i madh ne bote i droges,kur ne fakt nuk eshte.Hajduti me i madh i botes kur nuk eshte. Te gjitha keto qe Berisha ja faturon Rames, jane krimet e bera nga vete Berisha,i cili eshte shpallur nga Amerika dhe evropa me njollen e zeze,NON GRTA. Rama nuk eshte non grata-
Situata e Venezueles eshte njelloj e kopsitur sic ishte puna e Irakut me armet kimike. - - - - Tani po sulmohet brezi i naftes: Venezuele - Nigeri - Iran. - - - - Me vone do sulmohet brezi i mineraleve te rralla: Kanada - Groenlande (mos te jete cudi dhe Norvegji-Finlande se me Rusine nuk ia vlen barra qerane . . . ). - - - - Shkurt: keshtu ka qene dhe keshtu do jete - Ligji i xhungles do applikohet (me i forti ha me te dobetin). - - - - Kush mendon/flet per demokraci, ndershmeri, ligj, eshte ose naiv ose genjeshtar.
mallist Napoletan
O prokuror pe perse harrove narkoshtetin shqiptar,mor shoku.Ti ja fut kot,duhet te pyesësh opoziten shqiptare per narkotrafikut se ata t'a shpjegohen tamam.Dhe mos harro te pyesësh edhe Neshon qe ben artikuj ne gazetën amerikane por e lexojne vetem ne Shqiperi,sidomos ata te Syrit
Më vjen keq, Shqipëria nuk merret edhe aq me prodhimin dhe logjistikën. Shqipëria fatkeqësisht është lavatriçe dhe prodhuese e specialistëve të tregtisë me shumicë dhe pakicë, logjistikës dhe sipërmarrjes në përgjithësi. Me fjalë të tjera ky vend fatkeqësisht po djeg gjenerata të tëra djemsh e vajzash. Ky biznes po shkatërron kombin më shpejt se çdo të mund të bënte cilido pushtues.
Prokuror koti si nuk tha një fjalë për (narkoshtetin e ramadurës)delenxhi burrë
Po ajo dihet o Prokuror. Droga eshte thjesht nje preteks.
Dnth,droga qe vret me shume se çdo lufte nuk eshte arsyeja.Ka akoma trushplare ketu qe I besojne keto.