VIDEO/ Rrëmbimi i Maduros dhe ndërhyrja në Venezuelë, Lea Ypi për TemA: Ja pse ndërhyrjet nga jashtë janë problematike

6 Janar 2026, 11:07Bota TEMA
VIDEO/ Rrëmbimi i Maduros dhe ndërhyrja në Venezuelë, Lea

Në një intervistë ekskluzive për TemA dhe Apostrof Podcast, autorja dhe akademikia Lea Ypi ndau mendimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit në Venezuelë dhe rrëmbimin e presidentit të vendit Nicolas Maduro nga forcat amerikane. Ypi u shpreh se shqiptarët e kanë më të thjeshtë ta përfytyrorjnë një skenar të tillë dhe rreziqet politike që sjellin ndryshimet e imponuara nga jashtë.

“Për ne shqiptarët në fakt është më e thjeshtë që t'i kemi këto skenare, sepse kemi jetuar vet situata të ngjashme,” tha Ypi, ndërsa theksoi se problemi kryesor me ndërhyrje të tilla janë pasiguritë që ato krijojnë, “Unë e shoh këtë në analogji me një  argument që filozofi im preferuar, Kanti, jep për të drejtën për të bërë revolucion nga brenda. Ai flet për revolucion nga brenda, por ndërhyrja nga jashtë është akoma më delikate dhe ai thotë se kur bëhet një ndërhyrje e kësaj natyre, ne nuk e dimë kush e përfaqëson vullnetin e popullit… Duhet të inkurajuar patjetër debati, duhet të përpiqemi që të ketë ndryshim nga brenda, por ndërhyrjet nga jashtë shihen si problematike gjithmonë në këto raste, sepse nuk e dimë nëse përfaqësojnë vërtet çfarë vullneti përfaqësojnë, kujt interesave i shërbejnë.”

Ypi gjithashtu ngriti shqetësimin e saj se historia ofron mjaft shembuj të qartë se si ndërhyrjet nga jashtë mund të destabilizojnë shtetet. Duke iu referuar Libisë, ajo tha: “Në qoftë se për shembull shohim tani në Libi, pasi u bë ndërhyrja me Gedafin etj., Libia përfundoi në luftë civile dhe është një shtet i dështuar, ku kemi grupe të ndryshme me monopole politike në vende të ndryshme. Pra shkatërrohet shteti.

Duke qenë se pasojat në këto raste janë gjithmonë të paparashikueshme, argumentoi Ypi, është e rëndësishme që alternativat politike të vijnë nga brenda shoqërisë.

“Ka shumë skenare të mundshme ndryshimi politik dhe unë them që skenari që legjitimon një ndërhyrje nga jashtë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar - në fakt në shkelje fragrante me këto konventat që janë dashur dekada që të zbatohen - është një ndërhyrje problematike dhe duhet dënuar si e tillë dhe pastaj debati tjetër, a e meritonte, nuk e meritonte, si e meritonte, çfarë mendojnë venezuelanët... Këto janë debate të natyrës së dytë. Për mua shkelja është e para.”

 

14 Komente

  1. z
    znj Ypi zbrit nga katedra

    Rendesi ka kush e sundon vendin dhe si e ka katandisur ate dhe popullin e vet, si e perhap infeksionin toksik ne vendet e tjera, se treti cfare kulture kane vendet qe e rrethojne, se katerti cfare qellimesh ka nderhyrja. Dhe te gjitha keto Trump i kish ne anen e tij dhe kish te drejten e zotit, te burgoste, nje injorant dhe kriminel, qe vazhdonte, te boshatiste vendin nga populli i vet,vend me rezerva nafte me te pasura ne bote, Dhe vec kesaj perhapte helmin e droges, te armeve dhe krimineleve neper bote.Mirpo byth pambuket e organizatave ´´humane´, ulur ne kolltuqe te larta, te prallisin me sllogane ´´paqesore´´, pasi nuk bejne pjese ne ate popull, qe braktisin vendin nga syte kembet, dhe duan te lene llojin e shoferit kriminel te autobuzve, te shkretoje ate vend dhe ate popull. Une jam njeri se pari dhe shqiptar ne token e vet.Por enderrija gjate gjithe kohes, te vinte dhe te bombardonte vendin ku sundonte monstra antihumane e komunistit izolacionist hoxha.Pa tjeter qe do te rreshtohesha ne anen amerikane, kunder diktatures. Nqse vritesha, do te mbaronin vuajtjet. Nqse mbetesha gjalle, do te rroja si shqiptar i lire, ne token time.Dhe tani do te beja te njejten gje, te demonstroja fort ne sheshwe, krah te tjerve, per te rrezuar rami dhe salira, zeqinera dhe mulra,qenie perverse ardhur nga e kaluara e erret, qe vazhdojne te sundojne kete vend duke i denatyruar prejardhjen europiane( e kane rikthyer ne nje vilajet), duke e boshatisur , varferuar,semurur, i pa kulturuar i pa arsimuar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar i nevrikosur

      Z.Komentator Mos e krijo konfuzion me Zotin dhe mos permend te drejten e zotit tek Trumpi(presidenti i cmendur dhe i lajthitur i USA). Per te bere qe ju te kuptoni me mire situaten dhe te prdorni trurin drejt po ta sintetizoj me nje shembull fare te thjjeshte. Dy lojtare shahu ulen te dy perballle fushes se shahut dhe luajne sipas rregullavet te percaktuara paraprakisht. Keshtu funksionon dhe komuniteti boteror. Nqs dikush i prish rregullat e lojes loja prishet dhe asgje nuk funksionon si me pare. Me vone kemi vetem kaos dhe anarki ose stili farwest. Ne ketoraste ska teori dhe filozof qe ndihmon per te sqaruar situaten dhe historine njerzore. Kete po ben Trumpi sepse ai njeh vetem gjuhen e parase dhe te businessit. Filosofine dhe Teorine e. E.Kant ai nuk e di se cfare eshte. Ndoshta i duket Babbo Natale

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiranac

        Mendon se te llogarit kush se ti je i nevrikosur ??

        Përgjigjjuni
        1. p
          piktori

          O nevrik , po kubanet car mutin donin atje si roje te maduros , apo duhet lujt shahu qe doni ju. Lexo para se te shkruash me fjale te bukura . A po flasim per komunitet boteror ?

          Përgjigjjuni
      2. 7
        76

        E dëgjova me shumë interes bisedën e Ypit me Qafokun. Qafoku si gjithmonë kastravec. Ndërsa nga Ypi prita diçka më tepër në disa çështje që refuzoi t'i trajtonte dhe të mbante qëndrim , duke ruajtur një distancë higjenike të shoqëruara me demagogji tipike europiane kur flitet për vende që nuk meritojnë shumë respekt. Gjithësesi vlerësoj zonjën Ypi si një intelektuale brilante dhe një grua mjaft të mënçur dhe të hijshme.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrat Socialist

          Kjo duhet te vijë në Shqipëri, ti bashkëngjitet një partie ose te krijoje një parti të re me figura te pasterta dhe vete te behet Kryeministre, sepse opinioni për te eshte I mirë në vendin tonë

          Përgjigjjuni
          1. O
            O zot sa budallenj ka në këtë nafijen tone.

            Mos merresh vallë me sondazhe ti? Apo përfaqëson popullin se ka koqe si puna jote që flasin në emër të popullit. Rri ore trap shiko hallet e tua se të tjerat ka kush I zgjidh.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fieraku

            Zonja Ypi...komenti juaj eshte shume me vende..por??Per POlitikanet Disaftiste ne Shqiperi..nje nderhyrje nga jashte eshte pare Enderr per te qeverisur...dhe le te behet c´te behet... 1:Berishistet e shikojne si gjidhje,c´eshtjen Mandro..qe te vijne ne Pushtet..sepse e dine se nuk kane shprese nga elektorati Shqipetare. 2. Rembimi i Maduros..ka prishur rregullat e Rendit te vendosur Boterore.....dhe ne te nuk usim Shprehjen e amshme:"Cearit jepi ate qe i takon Cezrit"....kemi te bejme me NJerez si Trampi te pa kalkulueshem dhe per ate te keqe....edhe POlitikanet Amerikane(Jo te gjithe) jne bere te shurdher. 3-Ne se duhet qe te hapin syte ..keta duhet te jene POlitikanet Shqipetaare qe nuk jane te tille(Pa principe kombetare)..sepse...rasti Madro eshte nje Precedent i Rreikshme ne aspektin e sigurise KOmbetare..ku mos e dhente zoti.... Komandot Serbe Rrembejne Albin Kurtin???Ose me keq akoma Pushtojne veriun e KOsoves me shumice Serbe... 4-Greket Pushtojne JUgun e Shqiperise(Pa ushtrae akoma)..dhe na bejne Fredis Bejleris Kryeminister te ashtuquajturit Vorio-Epir...ec t??Si kombe i vogel qe jemi...ne Mbijetojme ...nen Ombrellen e me te medhenjeve..por kut te medhenjte behen Agresiv==????C´fare ndodhe???Shih degjoj dhe shkruaj...pra i Forti i merre te gjitha....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Tipike mendim komunist! Nuk hiqen kollaj diktatoret nga pushteti po nuk pati nderhyrje nga jashte. Rendesi ka populli dhe jo pushtetaret!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fieraku #2

                Fierak i dashur. Me respekt them se je gabim. Maduro i kish shpallur lufte fillimisht Amerikes ne aleance me Kinen. Drogonte amreikanet dhe me Kinen bente dashurine energjitike ne kufijte e Amerikes.... Amerika vertet nuk kish se cte bente por ja qe Trampi si Trap qe eshte ben edhe gjera "superiore" qe ti dhe une nuk i kuptojme. Trampi kish te drejte qe ta sulmonte Venezuelen sepse ajo nepermjet droges vriste amerikanet. Trampi ne vend te sulmonte Venezuelen mbas shume paralajmerimeve te tij qe ajo te nderpriste sulmin "me kokaine" ne Amerike dhe aleancen me Kinen ne kufijte e Amerikes, beri vertet nje zgjidhje gjeniale qe vepem psikopat si Trampi mund ta mendojne.Rrrembeu Maduron dhe i dha Venezueles shancin te tregohet shtet normal dhe jo te pasurohet duke shitur drogen ne Amerike dhe naften Kines.... Maduros ju duk vehtja gjenial, por me sa duket ishte trap.... Dua te jem gabim kur them se me punen e Albinit je naiv. Albini ka qene ne burgun serb dhe ata e liruan pasi e perpunuan....

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana#

                  Që raportet Greqi Shqipëri janë pasojë e rënies së Perandorisë Osmane nuk është aspak e saktë. Raportet tona janë pasojë e imperializmit europian, fallsiteteve të iluminizmit evropian, nevojës për të kalëruar ideologjinë e demokracisë dhe kulturës kolonialiste europiane për t'a quajtur dhe pasur Mesdheun, që lagen popuj të kontinenteve dhe etnive nga më të ndryshmet prej mijëra vjetësh, Mare Nostrum. " Grekët" deri në shek e 18 nuk e dinin që ishin grekë. Në mesjetë greke ishte vetëm një koncesion religjoz dhe koine ishte gjuha e faljes të sllavëve, shqiptarve, vllehëve, aziatikë të komuniteteve të vogla. Siç faleshin në latinisht armenët, shqiptarët, sllavët katolikë. Praktikisht barinj analfabetë të lloj lloj rrace të Perandorisë Osmane, që ju ra Bingoja europiane e dokrrave të kulturës së lashtë greke, të përziera me diktaturën orientale të jatollahëve klerikalë, miljarda, armë dhe mrekulli mitologjike. Jo më kot po dikush nga iluministët deklaroi që i kemi hedhur themelet e qytetërimit të ardhshëm evropian në një moçal, që ka qenë varreza e çdo perandorie në mijëra vjet.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bleta

                    Shume shkencetar kerkojne te hane MUT me luge si te jene insekte por insektet nuk perdorin as luge as pirune kur hane MUT .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje