Hezbollahu ka konfirmuar të shtunën se lideri i tij, Hassan Nasrallah, është vrarë gjatë sulmeve të mëdha izraelite në Bejrut të premten.
“Sayyed Hassan Nsarallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, u është bashkuar bashkëluftëtarëve të vet të mëdhenj dhe martirë, të cilët i udhëhoqi për rreth 30 vjet”, tha Hezbollahu në një komunikatë të shtunën.
Hezbollahu është zotuar se do ta vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vdekjes së liderit.
Më herët të shtunën, ushtria izraelite tha se e ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit libanez të shpallur ogranizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, gjatë një sulmi në Bejrut të premten.
Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e Hezbollahut.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.
“Mesazhi është i qartë: Askush që kërcënon qytetarët e Izraelit në veri, në jug dhe nga largësia nuk mund të na ikë”, tha ai.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.
Sa mire tani kemi lider tone Ajetullah Baba EdMonundon qe do ta zvendesoji liderin shpirteror te Bektashijave.
Baba Rrahimondi (bektoshave): qafirat e mi,ne shenje respecti per vdekjen e birazerit Nasrralla ftoj bektoshat te vijne ne teqe vetem me tanga......ti fusim nje lopthi!
Një bythqir me pak. Hajde ta gëzoni Ramazonin.