VIDEO/ Kur bombardimet ndërpresin çastet familjare: Realiteti i frikshëm i familjeve libaneze

28 Shtator 2024, 14:03Bota TEMA
VIDEO/ Kur bombardimet ndërpresin çastet familjare: Realiteti i

Një nënë në Liban po regjistronte një video me fëmijët e saj për rrjetet sociale kur papritur zona në të cilën ndodheshin u bombardua nga raketat.

Shpesh, lufta në vende të largëta shndërrohet në diçka abstrakte, që arrin te ne vetëm përmes raportimeve mediatike dhe statistikave të të vrarëve e të plagosurve, duke lënë në hije ankthin dhe frikën që shumë familje përjetojnë.

Pamjet e kësaj videoje tregojnë se si një skenë e zakonshme familjare shndërrohet menjëherë në një situatë terrori.

Kjo ngjarje thekson brutalitetin e luftës dhe realitetin e frikshëm me të cilin përballen shumë familje në Liban, të cilat jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës. Në mes të një jete të përditshme, frika dhe pasiguria rëndojnë mbi ata që nuk kërkojnë gjë tjetër përveç një jetese të qetë.

1 Komente

  1. B
    Black jack

    Po ato familje izraelite qe u dhunuan nga Hammas i vitin qe shkoi spo bo na i coment o pick gazetar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje