VIDEO/ Beiruti në flakë! Valë shpërthimesh nga sulmet ajrore izraelite në Liban

28 Shtator 2024, 11:10Bota TEMA

VIDEO/ Beiruti në flakë! Valë shpërthimesh nga sulmet ajrore

Të paktën 6 persona janë vrarë gjatë valës së fundit të sulmeve nga ajri që ushtria izraelite ka kryer në Beirut.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shenjestruar pikat e prodhimit të grupit terrorist të Hezbollahut, të cilat autoritetet ushtarake izraelite pretendojnë se gjendeshin të kamufluara në shtëpi dhe zona të tjera civile. Ndërkaq, numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë, ndërsa organizatat bamirëse që operojnë në këtë rajon janë shprehur se Libani kërcënohet nga një katastrofë humanitare.

Mëngjesin e të shtunës, ushtria izraelite deklaroi se kishte eleminuar udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah përmes një sulmi preciz nga ajri, që goditi selinë e lidershipit të grupit  terrorist në jug te Beirutit.

Vdekja e Nasrallahut përbën suksesin më të rëndësishëm për luftën që Izraeli ka nisur kundër Hezbollahut në Liban. Gjatë tre dekadave në pushtet, Nasrallah, arriti ta shndërronte Hezbollahun në grupin që është sot.

Kleriku shiit kishte qëndronte në pushtet që nga muaji shkurt i vitit 1992 dhe arriti ta kthente Hezbollahun nga një grup militant i themeluar gjatë Luftës së Libanit (1982) në një parti politike dhe fuqi ushtarake rajonale.

Njoftimi per vdekjen e tij vjen pak pasi Izraeli deklaroi se kishte eleminuar edhe udhëheqësin e rrjetit të Hamasit në Siri, Ahmad Muhammad Fahd.

Lini një Përgjigje