Pentagoni po përgatitet për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran që do të zgjasin disa javë nëse Donald Trump vendos të përshkallëzojë situatën. Sipas Washington Post operacionet tokësore nuk do të jenë një pushtim në shkallë të plotë, por më tepër inkursione nga operacione speciale dhe trupa këmbësorie.
Në ditën e 29 të luftës nuk ndalen sulmet me raketa në Lindjen e Mesme. Qeveritë e Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit kanë kapur një seri sulmesh ajrore me raketa dhe dronë nga Irani. Po ashtu dy shpërthime të fuqishme tronditën Teheranin.
Rebelët Huthi thonë se kanë kryer një sulm të dytë në disa pjesë të Izraelit jugor. Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit - thotë se grupi kreu sulmin me "një breshëri raketash dhe dronësh" që synonin "disa vende të rëndësishme ushtarake".
Gjatë natës ushtria izraelite vijoi sulmet ndaj Teheranit dhe në përgjigje Irani goditi bazën ajrore të SHBA-ve, Prince Sultan në Arabinë Saudite, ku mbetën 15 ushtarë amerikanë të plagosur, 5 në gjendje të rëndë.
Ushtria izraelite u kërkon largimin banorëve të disa fshatrave pranë qytetit të Tyrit në Libanin jugor, ku po ashtu ka vijuar sulmet.
Raketat e Hutisve bien dikund ne fushe dhe nuk bejn deme ne Izrael ,keta jan te forte ndaj nji populli qe nuk kan arme ose kamsoria se bashku me Hezbollahun dhe Hamasin te hynin ne Izrael dote ishte ndryshe kurse tani vetem bertasin ketu nevoitet nji luft Partizane por kjo mungon dhe nuk mundet.