Protesta të mëdha kundër administratës Trump po zhvillohen në disa qytete amerikane, duke shënuar përsëritjen e tretë të tubimeve me sloganin “Jo mbretër”.
Organizatorët thonë se po protestojnë kundër politikave të imponuara nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duke përfshirë luftën në Iran, zbatimin federal të ligjit për imigracionin dhe rritjen e kostos së jetesës.
“Trump dëshiron të na sundojë si tiran. Por kjo është Amerika dhe pushteti i përket popullit, jo atyre që aspirojnë të bëhen mbretër apo miqve të tyre miliarderë”, thanë organizatorët.
Aleatët e Trumpit më parë i kanë denoncuar protestat “Jo mbretër” si “tubim kundër Amerikës” dhe i kanë akuzuar pjesëmarrësit se janë të lidhur me lëvizjen e ekstremit të majtë Antifa.
Gjatë gjithë ditës së shtunë, demonstrata do të zhvillohen në pothuajse çdo qytet të madh të SHBA-së, përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin dhe Los Anxhelosin.
Tubimet kanë filluar tashmë në Uashington dhe qytete të tjera, me turma njerëzish që marshojnë drejt kryeqytetit të vendit nga qyteti fqinj Arlington i Virxhinias. Protestuesit janë rreshtuar pranë shkallëve të Memorialit të Linkolnit dhe kanë mbushur “National Mall”.
Protestuesit mbajnë në duar portrete të Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë në administratë, duke bërë thirrje për largimin e tyre.
Po edhe nese ka ndonje proteste dihet qe eshte e iniciuar dhe sponsorizuar prej atyre qe humben ne zgjedhjet e kaluara te cilet po mundohen me c'do mjet te fusin shkopinj nen rrota ndaj qeverise TRUMP. Se fundmi keni bllokimin e sherbimit TSA neper aeroportet e Amerikes. TRUMP e firmosi buxhetin per ta por jane demokratet dhe llumi Chuck Shummer qe e zvarrisin kete preoblem.
“ protestat” e sotme ishin si ne kohen e PPSH ku pleqte e shkrete rrinin per te protestuar dhe anje nuk ja u varte..!! Kjo tregoje se demokratet jane pikiaden e humbjes tjeter…..
Kjo tregon se, shyqyr Zotit, populli amerikan u zgjuan nga gjumi. Eshte e vetmja rruge per te nderprerjen luften dhe distancuar nga krimit terrorist shteteror sulla Trap Hitler.
Kete njerez qe demostrojne jan njerez qe jetojn nga ndihma sociale dhe nuk e trembin Trapin,dote ishte ndryshe kur ushtaret,Oficeret,arme prodhuest ,njerez me kapital,LLobeistet Hebrenje keto dote ishte rezik per te ,per Trapin dote ishte nji problem kur nji shtet doti prishte lidhjet dipllomatike dote fillonte rumuja dhe ne fund doti mbeteshte vetem Shqiperia dhe Kosova ,dhe Izraeli dhe ma shum nuk i duhen.