Pleqtë nuk duhet t'i zgjidhin problemet e tyre duke dërguar të rinjtë të vdesin në luftëra të panevojshme

28 Mars 2026, 22:00Bota TEMA
Pleqtë nuk duhet t'i zgjidhin problemet e tyre duke dërguar

Nga Nicholas Kristof, The New York Times

Isha fëmijë gjatë Luftës së Vietnamit dhe ishte e pamundur të mos i shihje protestat kundër luftës. Mbaj mend ndjesinë e përbashkët që përmblidhej më së miri në thënien e senatorit George McGovern: Jam lodhur nga pleq që shpikin luftëra të cilat do të luftohen nga të rinjtë.

Por ja ku jemi sërish.

Presidenti Donald Trump gjendet në një kryqëzim sa i përket luftës me Iranin. Një shteg do të ishte ai i zgjidhjes diplomatike dhe Trump është përpjekur t’i qetësojë tregjet financiare duke lënë të kuptohet se pikërisht këtë shteg do të ndjekë. “Irani po na ‘lutet’ për një marrëveshje,” pretendoi ai.

Problemi është se Irani nuk po lutet për një marrëveshje. Përkundrazi, ai ka fituar një avantazh të madh duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit për shumicën e anijeve, përveç atyre iraniane. Nga ana tjetër, iranianët me gjasë mendojnë se praktikisht hoqën dorë nga programi i tyre bërthamor në marrëveshjen me presidentin Barack Obama për të marrë vetëm 400 milionë dollarë në  kë mbim(më pas pati edhe të tjera). Ndërsa këtë muaj, mjaftoi që Irani të bllokonte Ngushticën e Hormuzit për disa javë, që administrata Trump të lehtësonte një pjesë të sanksioneve ndaj naftës, që mund kapin vlerën e 14 miliardë dollarëve. Nuk është çudi që Irani të mendojë se është në epërsi.

Kështu që, edhe nëse Trump dëshiron të dalë nga situata, dilema e tij është se çdo marrëveshje e arritur tani do të ishte dukshëm më e keqe sesa oferta e raportuar e Iranit muajin e kaluar (një ndalim trevjeçar i pasurimit të uraniumit dhe kufizime të rrepta më pas).

Unë jam në favor të rrugës diplomatike, por të jemi realistë: çdo marrëveshje do të ishte mjaft e keqe dhe do të forconte një regjim brutal që shtyp popullin e vet dhe kërcënon rajonin.

Pikërisht sepse opsioni diplomatik duket i pafavorshëm, Trump është i prirur të bëjë një zgjedhje edhe më të keqe: dërgimin e trupave tokësore për të pushtuar Iranin. Ai po dërgon mijëra marinsa dhe parashutistë në rajon, ndërsa “The Wall Street Journal” raporton se Pentagoni po shqyrton dërgimin e 10,000 trupave të tjera tokësore.

“Ky është një moment i rrezikëshëm,” më tha Vali Nasr, ekspert i njohur për ç ështjet e Iranit në Universitetin Johns Hopkins. “Ndoshta Trump nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndjekë këtë rrugë, sepse të ulesh në tryezë tani do të thotë të pranosh humbjen. Por kjo është një dilemë që ai vetë e ka krijuar.”

Objektivi më i diskutuar është ishulli Kharg, baza kryesore e eksportit të naftës së Iranit. Po, marinsat ndoshta mund ta pushtonin Kharg-un, edhe pse iranianët kanë vendosur kurthe dhe kanë përforcuar mbrojtjen. Siç tha senatori Lindsey Graham: “Ne fituam në Iwo Jima; mund t’ia dalim edhe kësaj here.” Por ajo që Graham harroi të thoshte është se 26,000 amerikanë u vranë ose u plagosën gjatë pushtimit të ishullit japonez Iwo Jima në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sfida nuk është vetëm marrja e Kharg-ut; makthi i vërtetë do të ishte mbrojtja e trupave atje, ditë pas dite, javë pas jave, nga dronët dhe sulme të tjera.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të mbrojnë plotësisht as bazat e tyre ushtarake në rajon, të cilat janë shumë më larg Iranit, duke detyruar ushtarët të evakuohen në hotele. “Shumë nga 13 bazat ushtarake në rajon të përdorura nga trupat amerikane janë pothuajse të pabanueshme,” raporotjn kolegët e mi. Pra, nëse nuk mund të mbrojmë bazat tona, si do të mbrojmë marinsat në një ishull iranian?

Pse të pushtohet Kharg-u gjithsesi? Teoria e “skifterëve” është se pa të ardhurat nga nafta, Irani do të detyrohej të dorëzohej. “Kontrolloni atë ishull, dhe regjimi do të shuhet vetvetiu,” tha Graham.

Fatkeqësisht, kjo teori ndoshta është e gabuar.

“Edhe nëse marrim Kharg-un, Irani nuk do të dorëzohet,” më tha Dennis Citrinowicz, ish-analist kryesor për Iranin në inteligjencën ushtarake izraelite. “Dhe gjithçka do të përshkallëzohet, ndërsa çmimet e naftës dhe të tjera do të rriten ndjeshëm.”

Nëse Trump do të donte të pushtonte territor, një zgjedhje më e mirë mund të ishin disa ishuj të vegjël – Abu Musa dhe ishujt Tunb – që pretendohen edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Një forcë e përbashkët amerikano-emiratase mund t’i merrte dhe Emiratet mund t’i administronin.

Por edhe kjo do të ishte një përshkallëzim i madh. E vërteta është se çdo marrje territori nën kontroll iranian do të çonte me shumë gjasë në hakmarrje: sulme ndaj infrastrukturës energjetike në rajon dhe, edhe më shqetësuese, ndaj impianteve të desalinizimit që furnizojnë me ujë qytetet e Gjirit. Me rafineritë jashtë funksionit, mund të përballemi me mungesa nafte dhe gazi për vite.

Houthit në Jemen mund të përfshihen gjithashtu duke bllokuar trafikun detar në Ngushticën Bab al-Mandab, ekuivalenti i Hormuzit në Detin e Kuq.

“Nuk e shoh këtë konflikt të përfundojë shpejt,” më paralajmëroi Nasr. “Rreziku që të përkeqësohet dhe të ketë kosto të mëdha për SHBA-në është shumë i lartë.”

Qëllimi i Trump nëse dërgon trupa tokësore mund të jetë “të përshkallëzojë për të ulur tensionet”, duke shpresuar të fitojë më shumë ndikim mbi Iranin dhe të sigurojë një marrëveshje më të mirë. Kjo është e mundur. Por gjasat janë që të ndodhë e kundërta: kolapsi i tregjeve financiare do t’i japë Iranit edhe më shumë avantazh.

Por regjimi iranian mund të ketë edhe më shumë durim strategjik sesa ne. Kujtoni se pasi Iraku pushtoi Iranin në vitin 1980, Irani rimori territorin deri në vitin 1982, por ishte aq i zemëruar sa refuzoi armëpushimin dhe vazhdoi luftën edhe gjashtë vite të tjera me shpresën për të rrëzuar regjimin irakian. A e kemi ne të njëjtën qëndrueshmëri?

Mes gjithë pasigurive, nga përvoja një e vërtetë më duket e qartë: pleqtë nuk duhet t'i zgjidhin problemet e tyre duke dërguar të rinjtë të vdesin në luftëra të panevojshme.  

 

4 Komente

  1. C
    Cfurku

    ---Në paqe fëmijët---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------varrosin prindërit e tyre ,----------------------------------------------------------------------------------------------------------------- ne luftë prindërit-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------varrosin fëmijtë e tyre.-------------------------------------

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Dikur ne krye te ushtrise ne vijen e pare te frontit ishin ata qe vendosnin te behej lufte ose dhe femijet e tyre Sot ata qe vendosin te behet lufte rine ne zyra moderne, femijet e tyre rine ne shkolla apo zyra bisnesi dhe ne krye te ushtrise jane fukarenjte qe mbahen me rrogen e ushtarit

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Lufterat jane te kohes se kaluar kurse tani nuk ka nevoj per lufte pse ka kontrata ka juridiksione ,por per Amerikanet dhe Izraelitet nuk ekzistojne keta organe nderkombetare dhe kjo ndodhe ne nji OKB partiake ku denohen vetem te varferit dhe ma te dobetit por nese bota don te jetoj ne paqe duhet ti largoj keta dy nga te gjitha organizatat nderkombetare derisa te mesojne per te drejtat e te tjereve keshtu arihet paqe dhe jo ti mbeshtetish keta dy.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diplomati

          Te gjithë presidentet Amerikane pas vdekjes se Ruzvelti kane qenë agresore por deri diku kane perdore dhe pake diplomaci.Ndersa Tramp jo vetem eshte me agresivi por dhe metodat qe perdor jane me se mesjetare.Duhet te jesh i marre qe te justifikosh veprimet e kësaj specie qe kërkon te imitojë Çezarin sot ne shekullin e njezetenje.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje