Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme që po trondit rajonin tonë” po paguhet jo vetëm nga palët në konflikt, por nga “gjithë njerëzimi”.
Erdogan i bëri këto komente gjatë një Takimi të Strategjisë Shtetërore të Turqisë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Stamboll, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në mes të luftës në Lindjen e Mesme.
“Kur diplomacia dhe dialogu ofrojnë terren të përbashkët, barra e sabotimit të këtyre rrugëve bie mbi gjithë njerëzimin”, tha Erdogan, duke paralajmëruar se nëse konfliktet vazhdojnë, kostot do të jenë të rënda dhe distanca gjeografike nuk do të ofrojë mbrojtje.
Ai shtoi se pasojat e luftës po ndihen globalisht, duke ndikuar në tregjet e energjisë, prodhimin, teknologjinë e informacionit, transportin dhe rrjetet tregtare.
Pse ekziston OKB vetem per ti kontrolluar te varferit kurse disa Idiote munden te sulmojne cilin te duan dhe shpallin terorist xhdo kend qe nuk pajtohet me ta dhe perfshin ne lufte edhe Naton edhe kur nuk duan lufte dhe ju nuk e hapet gojen deri me tani.
Ti Igorovic pro-rusi, as qe e di cdo te thote fjala terrorizem. O katnar, shko lexo ndonje liber me kuklla...
Pusho o lumadh se po te vihen dhe ty ne shpine pastaj
Tani nuk pushon dot ky debil ErdoKari, se ka kohe qe ka peshtyre budallai...