I dënuar për grabitje, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar në Itali

30 Mars 2025, 16:47Bota TEMA
I dënuar për grabitje, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë.

I riu shqiptar, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që iu lejon të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.

Sipas mediave italiane, gjatë transferimit nga godina ku qëndronte, 34-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga një derë e hapur për t’u arratisur nga burgu, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Kërkimi vijon dhe policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të burgosurit të arratisur.

Seksioni për të burgosurit gjysmë të lirë është brenda oborrit të Dozza-s, por është i ndarë nga ndërtesa ku ndodhet burgu aktual.

1 Komente

  1. W
    Washington

    Futility plumbin e mos u merni me kafshet maloke

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje