
Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd, është goditur me thikë në burgun ku po kryen dënimin në Arizona, raportojnë mediat amerikane.
Sipas raportimeve, ish-oficeri 47-vjeçar është goditur me thikë nga një tjetër i burgosur.
Byroja e Burgjeve në SHBA konfirmoi ngjarjen përmes një deklarate konfirmoi ngjarjken e cila kishte ndodhur të premten orën 12:30.
Agjencia tha se punonjësit e burgut frenuan incidentin dhe se ish-oficeri u dërgua në kohë në spital.
Akoma nuk është bërë publik emri i autorit të ngjarjes. Ish-oficeri i ka mbijetur plagëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky absurditeti i “ liberaleve” qe mbrojtesi i ligjit eshte ne burg dhe tentohet te asgjesohet qe te mbyllet e verteta ndersa drogmanit i ngihet bust, e pa imagjinueshme ku po e cojne shoqerin ne degradim moral…