I dyshuari për sulmin në plazhin australian akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor 2025, 15:08Bota TEMA
I dyshuari për sulmin në plazhin australian akuzohet për 59 vepra

Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.

Në një komunikatë të mërkurën, Ekipi i Përbashkët Kundër Terrorizmit i Uellsit të Ri Jugor (JCTT) njoftoi se oficerët shkuan në spital, ku i dyshuari u akuzua zyrtarisht për 15 vepra penale të vrasjes dhe 40 vepra penale të shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje.

Akuza të tjera përfshijnë përdorimin e armës së zjarrit me qëllim shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe shfaqjen publike të simboleve të një organizate të ndaluar terroriste.

Naveed Akram dhe babai i tij, Sajid Akram, akuzohen se hapën zjarr ndaj turmës se njerëzve që po festonin festën hebraike të Hanukës në plazh të dielën, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Babai 50-vjeçar u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa djali i tij u arrestua dhe u dërgua në spital në rrezik për jetën pasi u plagos rëndë.

Naveed Akram doli nga koma të martën. Sipas gazetës The Sydney Morning Herald, 24-vjeçari nuk pranoi të japë deklaratë.

Autoritetet thanë se 20 persona të plagosur janë ende duke u trajtuar në spital, pesë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Lidhje të mëparshme me Shtetin Islamik

Autoritetet thonë se sulmuesit kishin lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik. Sipas zyrtarëve, disa pajisje shpërthyese dhe dy flamuj të improvizuar të Shtetit Islamik u gjetën në makinën e djalit.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, theksoi se agjencia e inteligjencës së brendshme e kishte hetuar të riun, asokohe adoleshent, gjashtë vjet më parë për lidhje të dyshuara me një qelizë terroriste të Shtetit Islamik në Sidnej.

“Duhet të rikthehemi dhe të shohim se çfarë ndodhi në vitin 2019, kur ky person u hetua, dhe çfarë vlerësimi u bë”, tha Albanese për ABC Newsradio të mërkurën.

1 Komente

  1. e
    e di si eshte puna

    Ai nuk duhet te akuzohet per asgje, sepse eshte i semure mendor! E drejta eshte se duhet te akuzohet "allahu" dhe ideologjia islame qe e mbart! Qe te shpetoje njerezimi, nuk pastrohen morrat, por duhet te ndalohet me ligj ideologjia e ndyre e islamit, qe prodhon morracake te semure nga trute!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje