Sulmi i Izraelit në Iran, reagon ashpër Erdogan: Po çoni botën në katastrofë

13 Qershor 2025, 15:30Bota TEMA
Sulmi i Izraelit në Iran, reagon ashpër Erdogan: Po çoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një “provokim të qartë” që shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Erdogan tha se Izraeli po e çon më tej strategjinë e tij të gjakderdhjes dhe paqëndrueshmërisë, duke zgjatur konfliktin përtej Gazës dhe duke e shtrirë në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Sulmet e Izraelit ndaj fqinjit tonë Iranit janë një provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar. Këto sulme, të kryera në një moment kur bisedimet mbi programin bërthamor iranian janë intensifikuar dhe kur presioni ndërkombëtar mbi veprimet çnjerëzore në Gaza po rritet, zbulojnë edhe një herë mentalitetin e papërgjegjshëm të Izraelit që nuk njeh rregulla,” u shpreh Erdogan.

Presidenti turk akuzoi drejtpërdrejt qeverinë izraelite dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu për veprime të rrezikshme që, sipas tij, kërcënojnë paqen jo vetëm në rajon, por edhe në shkallë globale.

“Qeveria e Netanyahut po përpiqet të tërheqë rajonin tonë dhe të gjithë botën në një katastrofë përmes veprimeve të saj të pamatura, agresive dhe të paligjshme. Komuniteti ndërkombëtar duhet më në fund t’i thotë ‘ndal’ këtij banditizmi që cenon sigurinë rajonale dhe globale,” theksoi ai.

Në fund të deklaratës së tij, Erdogan shprehu solidaritet me popullin iranian.

“Ne nuk duam të shohim më shumë gjak, shkatërrim dhe luftë në rajon. Si Turqi, dënojmë sulmet e urryera kundër fqinjit tonë Iranit. Urojmë mëshirën e Zotit për viktimat, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Iranit,” përfundoi presidenti turk.

11 Komente

  1. B
    Bato

    Turqia jote po jeton. Edhe Israeli do qe te jetoje, eshte e detyruar te mbrohet me cdo arme.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Duke pare foton ( dhe bere nje zoom fitires) e sulltonit te krijohet idhea se sapo ka dal nga nje "pipa" ndaj Netaniaut...... hahahaha!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niqifor korofillaku

        mos i bej shume zoom se sdo te zere me gjumi fare naten. Ne gërrqia turqit i perdorin si lugeter per te trembur kalamaqte. Aq frike i kane

        Përgjigjjuni
    2. T
      Ten Siao Ping

      Ligje la por ato jane per tu zbatuar nga me te dobet.Keshtu qe nuk ka ligj nderkombetare por politike nderkombetare.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        erdo mo u nxef dhe ti tashti!!

        Përgjigjjuni
        1. r
          rexhepi dhe evlati ram

          Shko shko ndihmoje iranin dhe hamasin, por e di mire, se ta bythen cop, dhe mbasandaj rrokullisesh dhe shkon ne te semes dhe aty ku sundon me dhune.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arsimtari

            Edit Durham:-Mjere ti mori Shqiperi me kaq shume armiq dhe asnje mik! Besoj,jam i kuptueshem!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anna

              Erdogan ne mbrojtje te reales,te njerezores

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje i Moshuar

                O njeres komentoni tamam se nuk eshte shaka , neser te vjen ty mu ne deren tende ? Cfaj kane njerzit e thjeshte per ambicje te kokave te krimbura ? Le ti leshojne raketat apo dronet ne krevatet e tyre dhe te provojne eksperimentet ? Bota ka nevoje per qetesi nj jete eshte ska tjeter ? Me qe e filloj Izraeli i pari ti therase mendjes mos te thuhet qe mire ja beri HITLERI perseritet historia ????

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjon Muzaka i ri

                  Meqënëse greqia nuk e njeh kosovën i bije që kosova të godas grekun.Mos njohje do të thotë të ketë një mendim me sërbin .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vepro Drejte

                    Turqija mos flasi kut po te veproi ti dali ne krah Muslimaneve se po tallin lesht bota.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje