I mbijetoi atentatit, kërcënohet me jetë kryeministri sllovak, i dërgojnë në shtëpi një zarf me plumb brenda

25 Shtator 2024, 16:04Bota TEMA
I mbijetoi atentatit, kërcënohet me jetë kryeministri sllovak, i

Kërcënimet me jetë kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico nuk kanë përfunduar. Pesë muaj pas atentatit që për pak i mori jetën, ai ka marrë një zarf me një plumb brenda.

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb; ai është  dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij.

Në datën 15 Maj të 2024, Robert Fico është qëlluar nga një sulm me armë duke marë plagë serioze ku për pak i kushtuan jetën. 

Autori, 71-vjeçari Juraj Cintula ndodhet në paraburgim duke pritur dënimin përfundimtar që mund të jetë nga 25 vite deri në dënim maksimal.

I pyetur për arsyen e atentatit ai ka pohoi se nuk ishte dakort me politikat e qeverisë aktuale.

Lini një Përgjigje