Një video e frikshme po qarkullon në mediat sociale, e cila tregon momentin kur një gazetar libanez goditet nga një raketë teksa fliste drejtpërdrejt nga shtëpia e tij në rajonin Baalbek të Libanit.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gazetari në video është identifikuar si Fadi Boudiya, kryeredaktor i Rrjetit Ndërkombëtar Miraya. Njoftohet se Boudiya ka mbetur i plagosur.
Vetëm disa orë pasi Izraeli nisi sulme intensive nga ajri ndaj Libanit, për të goditur Hezbollahun, kryeministri Benjamin Netanyahu ndau një video mesazh me qytetarët libanezë. Në video, Netanyahu iu kërkoi atyre t’i largohen rrezikut, ndërsa shtoi se njerëzit mund të kthehen në shtëpitë e tyre pasi operacioni ushtarak izraelit të ketë përfunduar.
Lini një Përgjigje