Izraeli do luftë të plotë! Irani paralajmëron me pasoja të pakthyeshme

24 Shtator 2024, 21:50Bota TEMA
Izraeli do luftë të plotë! Irani paralajmëron me pasoja

Lindjen e Mesme në një luftë të plotë, duke provokuar Iranin që t’i bashkohet konfliktit gati 1-vjeçar mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Këtë e tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një prononcim për gazetarët në Nju-Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. “Nuk duam të jemi shkaku i destabilitetit në Lindjen e Mesme, pasi pasojat do të ishin të pakthyeshme”, paralajmëroi ai.

Pezeshkian shtoi se iranianët duan paqe, ndërsa Izraeli kërkon një konflikt të gjerë. Në fjalët e mbajtur më herët në OKB, politikani relativisht i moderuar që u zgjodh në korrik duke premtuar politikë të jashtme pragmatike, akuzoi komunitetin ndërkombëtar se po heshte përballë gjenocidit izraelit në Gaza.

“Në një botë ku civilët në Gaza vriten pa mëshire, terrorizmi i sponsorizuar nga shteti shënjestron brutalisht fëmijët dhe gratë dhe gjenocidi gjen mbështetje, asnjë dokument nuk do të garantojë paqen. Fundi i pushtimit, ndërprerja e aparteidit në Palestinë dhe një armëpushim i menjëhershëm në Gaza janë parakushte për paqen globale”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është shprehur i alarmuar nga përshkallëzimi i situatës në Liban dhe për numrin e lartë të viktimave civile. Përmes zëdhënësit të tij, ai u bëri thirrje palëve të përfshira në konflikt të shmangin katastrofën. Edhe shefi i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, e përshkroi situatën në rajon, në prag të luftës së plotë.

Gjatë fjalës së saj në OKB, kryeministrja libaneze Najib Mikati paralajmëroi se populli libanez ishte në rrezik serioz. Mes frikës për një konflikt më të gjerë, SHBA po dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të dhunës.  

1 Komente

  1. K
    Kozeta

    Israeli nuk do lufte, gazetar i afte i Temes. Irani sulmon me raketa dhe Izraeli mbron veten. Informohu më mirë dhe vlerëso çfarë përfaqëson secila botë, shikoji çfarë mënyre jetese kanë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje