VIDEO/ I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të “Air India” del nga spitali me fasho në kokë dhe i jep lamtumirën vëllait, edhe ai viktimë e fluturimit

18 Qershor 2025, 15:44Bota TEMA
VIDEO/ I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të “Air

Vishwash Kumar Ramesh është personi i vetëm i mbijetuar nga tragjedia në Indi teksa avioni Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Londrën, u rrëzua të enjten e kaluar 5 minuta pasi u ngrit në fluturim nga qyteti Ahmedabad.

Britaniku ka marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij, Ajyay Ramesh, i cili gjithashtu ishte pjesë e udhëtimit të Boeing 787-8 Dreamliner, i ulur disa vende larg të vëllait, i cili i shpëtoi tragjedisë.

Teksa sapo kishte lënë ambientet e spitalit dhe akoma me plagë të fashuara, Vishwash Kumar Ramesh  përcolli për në banesën e fundit vëllain e tij mes dhimbjes dhe lotëve. Në funeral u bashkuan dhe persona te tjerë të cilët gjithashtu kanë humbur njerëzit e dashur në fluturimin e datës 12 qershor.

Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua disa sekonda pasi u ngrit të enjten nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë.

Vetë Vishwash Kumar Ramesh tha se mendoi se kishte vdekur kur avioni u përplas me një ndërtesë, përpara se të kuptonte se ishte gjallë dhe duhet të shpëtonte nga rrënojat.

“Nuk mund ta besoj se si dola gjallë prej saj. Për një moment, ndjeva sikur do të vdisja edhe unë, por kur hapa sytë dhe pashë përreth, kuptova se isha gjallë. Ende nuk mund ta besoj se si mbijetova”, ka thënë ai.

40-vjeçari u shpreh se aeroplani u ndie sikur ishte “ngecur në ajër” menjëherë pas ngritjes përpara se dritat të fillonin të ndizeshin jeshile dhe të bardha, duke shtuar: “Papritur u përplas në një ndërtesë dhe shpërtheu.”

Lini një Përgjigje