Sulmi ndaj Kapitolit, Trump fal 1,500 mbështetësit e tij të akuzuar

21 Janar 2025, 09:21Bota TEMA
Sulmi ndaj Kapitolit, Trump fal 1,500 mbështetësit e tij të

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urëdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.

5 Komente

  1. j
    jon

    Dhunuan institucionin grabitën,dogjën dhe vranë.....kjo quhet demokraci amerikane..!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...per Antifa e Black Lives Matter e ke fjalen! (aNTIFA= pjelle e soros e bolshevizmit) (Black Lives Matter= me te tipare jo njerezore) Grabiten? ..pse skfitera ishin? Dogjen? ...mori flake mami's pussy? Vrane?, Po, vertete..Ashley u gjuajt me pistolete nga nje roje

      Përgjigjjuni
    2. b
      bedriu

      Te ishte ne shqiperi Trumpin do e kishte arrestuar Dumani per korrupsion...hahaha

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rabid Left

        LOL...RROFSH, BEDRI!LOL

        Përgjigjjuni
      2. S
        Skender Beu

        Shume mire beri. Thyni waren Ju barbona te shurres...,NUK keni surrat Ju surrat pekmeza te gjykoni Trumpin, bq

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje